728 x 90 Leaderboard

Niveli i zhurmave në Shqipëri, tejkalohet norma e vendosur nga OBSH: qytetet më të rrëmujshme dhe më të qeta

Në Shqipëri norma prej 55 decibel, e përcaktuar nga OBSH, për nivelin e zhurmave tejkalohet gjatë 24 orëve.
Mesatarja e tejkalimit të zhurmës në rang vendi llogaritet në mbi 17 %.

Sipas raportit më të fundit të Agjensisë Kombëtare të Mjedisit, qyteti më i zhurmshëm është Tirana ku norma është 24.91% më e lartë.

Lista vijon me Vlorën 19,94%, Beratin 12,10%, Korcën 11,49%, Gjirokastrën 10,18%, Sarandën 9,3% dhe i fundit renditet qyteti i Fierit 8,45% .

Qyteti i vetëm në Shqipëri që vlerësohet brenda normave është Berati.

Në Tiranë, niveli i lartë i zhurmave lidhet me numrin e lartë të popullsisë dhe makinave ne qarkullim.

Gjatë ditës “Rruga e e Elbasanit” rezulton të jetë me nivelin më të lartë të zhurmës, për t’u pasuar me “Kryqëzimin te Selvia ”dhe “Kryqëzimin te 21 Dhjetori”.

Ndërsa natën, zona më e zhurmshme në kryeqytet është Lapraka dhe më e qeta Pallati i Kongreseve. /tesheshi.com/

Related posts