Nisi ABC-ja në shkollat e Turqisë, mësimdhënësi nga Koosva: 1200 kilometra për t’ua mësuar gjuhen shqipe

Në shkollat fillore të Turqisë ka nisur mësimi i shqipes, vendim ky që u morr muaj më parë. Këtë ditë, drejtori i Qendrës Kulturore të Kosovës, Qamil Bytyçi, një ndër mësimëdhënësit e parë, e ka përjetuar si diçka historike. Ai thotë se ka udhëtuar nga Stambolli për në Izmir duke përshkruar 600 kilometra, e po ashtu do t’i bëjë dhe 600 të tjera në kthim, pra vetëm për shqipen.

“Sot filloi mësimi i gjuhës shqipe si lëndë zgjedhore nëpër shkollat fillore të Turqisë. Për të dhënë mësimin e parë (si mysafir) në Izmir i kam bërë rreth 600 kilometra. Pasi e dhashë mësimin e parë, pa pushuar fare, menjëherë u nisa për në Stamboll ku do t’i bëjë edhe 600 kilometra në kthim. Por besoj se ia vlen ky mundim që ta kem nderin në këtë ditë të rëndësishme të jem i pari që jap mësimin e parë të gjuhës së bukur shqipe në Turqi. Me këtë rast dua ta falënderoj kryetarin e shoqatës “Shoqata Kulturore Shqiptare në Turgutlu” z. Mehmet Yenir (Petrovci) me kryesinë për mbështetjen në këtë drejtim”, shkruan Bytyçi. /tesheshi.com/

 

Related posts