reklama juaj ketu

Nisen për Haxh 867 besimtarë kosovarë: përcillen në aeroport nga myftiu Tërnava

Sot nga Aeroporti Ndërkombëtar “Ademi Jashari”, kanë udhëtuar për në Mekë të Arabisë Saudite grupi i parë i besimtarëve kosovarë, të cilët sivjet do të kryejnë Haxhin në Mekë e Medinë. Për t’i përcjellë ata, në aeroport ishte edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili haxhinjve të ardhshëm u uroi udhëtim të lehtë dhe kryerjen e pranimin e Haxhit.

“Sivjet Haxhin pritet ta kryejnë 867 besimtarë kosovarë. Kryesia e BIK ka bërë përgatitjet e duhura për Haxhin. Me besimtarët tanë në vendet e shenjta do të jenë edhe 36 udhëheqës, si dhe ekipi mjekësor që do të kujdeset për gjendjen shëndetësore të haxhinjve. Nisja e besimtarëve tanë për në Mekë do të vazhdojë edhe sonte dhe nesër, kur pritet që të udhëtojnë të gjithë besimtarët tanë”, thuhet në një njoftim të Bashkësisë Islame të Kosovës./tesheshi.com/