Auto Dak
Auto Dak

Nis viti i ri arsimor, presidenti apelon: kush ka braktisur shkollën, t’i kthehet sa më parë

Në Shqipëri nisi viti i ri shkollor, ku shifra e atyre që ulen për herë të parë në bankat për arsimim është 24 mijë. Ndërsa në total, dyerve të shkollave u drejtohen 386 mijë nxënës, pra përfshirë sistemin 9-vjeçar dhe atë të mesëm.

Urimi i parë ka ardhur nga presidenti Meta, i cili tha ndër të tjera se “sot është dita për t’ju bërë një thirrje edhe të gjithë familjarëve dhe fëmijëve, të cilët me apo pa arsye kanë braktisur shkollën, t’i rikthehen asaj sa më parë.

Prioriteti kryesor i një shoqërie, që ka besim tek e ardhmja plot sfida, është vetëm duke investuar në dije dhe arsim tek gjenerata më e re. Ky është investimi më i sigurtë për të ardhmen tonë europiane.

Vetëm kështu ne mund të rrisim shpresën dhe besimin se do t’i kapërcejmë me sukses sfidat e së ardhmes, në radhë të parë në interesin e fëmijëve tanë, të cilët janë drita e syve, shpirti dhe zemra e çdo familjeje shqiptare, dhe e shoqërisë sonë”. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts