728 x 90 Leaderboard

Nis varrimi mural në Tiranë: shembulli i parë me eshtra italianësh

Tirana startoi këtë të premte aplikimin e varrezave murale, ku eshtrat e para nuk ishin shqiptarë. Kanë 6 shtetas italiane të periudhës para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, të cilët shërbyen si shembull për shqiptarët në të gjallë që nuk e kanë traditë këtë praktikë. Ndaj dhe ceremonia pati një mbështetje nga ambasada italiane me prezencën e vet ambasadorit Alberto Kutilo, por ku qe dhe një figurë klerikale, Kryeipeshkëvi i Tiranës dhe Durrësit, Imzot George Frendo.

“Është shumë e rëndësishme që nisim procedurën për 102 shtetasit italianë të viteve ’30-’40, pra të epokës midis Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore, për të dhënë një shembull se si kjo procedurë bëhet me shumë dinjitet, duke respektuar të gjithë kodet e besimit, kodet civile, duke mësuar nga një shtet modern”, tha Veliaj.

Ai ftoi qytetarët që të mos e shohin si diçka anti-njerëzore këtë praktikë.

“E kuptoj se është një vendim i guximshëm, që ka shumë nevojë për shpjegim, por ama është një vendim i cili na modernizon. Nëse e pranojmë pa histeri, por me besimin se këto janë vetëm eshtrat fizike, kurse shpirti i njeriut është diku tjetër, dhe duke parë nga Italia një sistem modern, besoj se kemi trajtuar me dinjitet, por edhe me mend në kokë mënyrën sesi respektohen njerëzit, se si trajtohet kjo hapësirë e limituar publike që kemi në qytet për varrezat”, shtoi Veliaj. Veliaj sqaroi se praktika e varrezave murale në Shqipëri do të aplikohet vetëm me varret e vjetra dhe që kanë kaluar disa dekada në tokë.

“Nëse në Itali koha kur dikush prehet në një varrezë nën tokë është deri në 10 vjet para se të kalojë në një varrezë murale, ne po themi për varret mbi 70-80 vjeçare, të braktisura prej kohësh të stërgjyshërve që s’kanë as familje. Pra, duhet të kemi një moment reflektimi për ata njerëz që janë të besimit katolik apo ortodoks, të cilët tipikisht e bëjnë këtë në vende të tjera, apo edhe me besimtarë myslimanë, por qoftë edhe ateistë, të fillojnë me këtë fazë pjekurie, ku të kuptojmë se toka është e kufizuar dhe s’mund të kemi gjysmën e qytetit varrezë dhe gjysmën tjetër banorë”, tha Veliaj. /tesheshi.com/

 

 

Related posts