728 x 90 Leaderboard

Nis udhëtimin kroçera më e madhe në botë: një qytet në det (video)

Pas tre viteve ndërtim, ka nisur lundrimin kroçera më e madhe në botë që mban gati një qytet brenda: 9 mijë njerëz kapaciteti. Ajo u shkëput nga brigjet e Spanjës  në Barcelonë për një udhëtim në Mesdhe.

E quajtur “Simfonia e Detit”, ajo është e gjatë 362 metra; ka 22 restorante, 24 pishina dhe 2,759 dhoma.

Mes të tjerash ajo ka dhe një park shplodhës me rreth 20 mijë  bimë tropikale.

Kjo kroçerë ofron aktivitete të shumta argëtuese në mënyrë që udhëtarët të mos mund të kenë asnjë minutë të lirë. /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts