Auto Dak
Auto Dak

Nis tërheqja e policisë nga Kumanova, banorët u drejtohen më fjalët “vrasës!” – foto dhe dëshmi në post-tmerr

 

Nga Bekim Laci, Kumanovë  

Gjatë orëve të pasdites e mbrëmjes, policia kishte hequr rrethimin nga një pjesë të “Lagjes së trimave” në Kumanovë, duke ngushtuar rrethin në ato pak shtëpi të cilat kishin shërbyer si strehimore për grupin e armatosur.

11256535_10153815598218976_600798846_n

Ata pak qytetarë që takuam, na treguan për ankthin e përjetuar gjatë kohës sa kanë zgjatur luftimet.

“Kemi jetuar në frikë konstate, se mos vallë dikush nga grupi i armatosur mund të futet në shtëpinë tonë, në përpjekje për t`i ikur policisë”, rrëfehet Sedati.

Përveç frikës, situatën akoma më shumë e ka komplikuar mungesa e energjisë elektrike, gjë e cila ka pamundësuar banorët të ndjekin informacionet që i plasonin mediat:

“Shiko, është 100 metra nga shtëpia ime, ndërsa unë nuk kam asnjë informacion se çka po ndodhë atje”, na tha Enveri.

11212491_10153815598168976_2070543391_n

Aty rreth orës 18:00, vazhdoi  furnizimi me energji elektrike për këtë pjesë të qytetit,  ndërkohë që menjëherë filloi edhe  evakuimi i policisë bashkë me paisjet, ndër të cilat kishte edhe të dëmtuara nga luftimet, por vetëm pasi ekspertët ligjorë kryen ekspertizën, të cilën e kishte vëzhguar një ekip i OSBE-së.

Qytetarë të shumtë të lagjes, të cilët pritnin lejen e policisë për tu kthyer nëpër shtëpitë e tyre, e përcollën ekspeditën policore me fërshkëllima dhe brohoritje “Vrasës!”, dhe vëtëm pas largimit të policit të fundit, popullata filloi të kthehet në shtëpitë e tyre për të bërë edhe vlerësimin e dëmit lidhur me procedurën e kompensimit të cilën e premtoi kryeministri Gruevski.

Ndërkohë, është bërë i ditur identiteti i disa pjesëtarëve të grupit të armatosur të cilët i janë dorëzuar policisë. Bëhet fjalë për Sami Ukshinin, i njohur si Komandant Sokoli, Beg Rizaj, Dem Shehu dhe Muhamet Krasniqi- Komandant Malisheva, të gjithë këta me shtetësi kosovare, pjesëmarrës në konfliktet në Kosovë, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës.

Autoritetet kanë identifikuar edhe Mirsad Ndrecajn, por ai është në arrati. /tesheshi.com/ 

 

 

auto pjese dak

Related posts