Nis Samiti i Sofjes: prologu, vendimin i BE-së për hapjen e negociatave të Shqipërisë

Nis në Sofje Samiti i Bashkimit Europian me krerët e Ballkanit, nga ku pritet të dalë një sinjal më i qartë nëse do të hapen ose jo, negociatat me Shqipërinë.

Nga BE do të jenë present Presidenti Donald Tusk, kreu i Komisionit Jean Claude Juncker, shefja e Politikës së Jashtme Federica Mogherini, Komisioneri për Zgjerimin Johanes Hahn, kryeministri bullgar dhe ai estonez, vend i cili pritet të marrë presidencën në korrik.

Mesazhi politik më i rëndësishëm pritet të jepet nga Juncker, i cili ka negocuar vetë me krerët e shteteve skeptike në lidhje me përparimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë në një stad më të ri.

Në fund të takimit pritet që të miratohet edhe një deklaratë për sigurinë, luftën kundër radikalizmit dhe për emigracionin.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk tha se takimi i së enjtes është një mundësi për të ritheksuar se ardhmëria evropiane mbetet zgjedhja gjeostrategjike e Ballkanit

“Ardhmëria evropiane mbetet zgjedhje gjeostrategjike e Ballkanit. Ne duam të demonstrojmë se na intereson për zhvillimin social ekonomik të rajonit. Investimi në lidhjet infrastrukturore dhe njerëzore me dhe brenda Ballkanit Perëndimorë, është në interesin më të mirë të Bashkimit Evropian. Shpresojmë t’i sjellim më afër miqtë tanë nga Ballkani Perëndimor”, tha Tusk

Deri tani vetëm Gjermania, Franca dhe Holanda nuk kanë bërë publike vendimet e tyre që pritet t’i marrin deri në fund të qershorit.

Edi Rama dhe Ditmir Bushati do të jenë përfaqsuesit e Shqipërisë në Samit. /tesheshi.com/

Related posts