Nis rregullimi “Adem Jashari”-t në Prishtinë, pritet të kryhet brenda 90 ditësh

Kanë nisur punimet për rregullimin e sheshit “Adem Jashari” në Prishtinë, i cili gjendet mes objektit të Kuvendit dhe Komunës së Prshtinës, shesh që u la në gjendje të keqe për vite të tëra.

Kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, ka thënë se i gjithë projekti do të përfundojë për 90 ditë pune.

“Kjo hapësirë do të shndërrohet në një shëtitore të përshtatshme dhe do të përfshijë brenda vetes edhe pjesët e gjelbëruara, edhe ulëset për pushim”, ka deklaruar Ahmeti.

Në hyrje të sheshit, para shume muajve është vendosur edhe projekti se si do të duket sheshi. Sipas këtij projekti, simboli kontestues i “Vllaznim-Bashkimit” do të mbetet aty, dhe komplet gjendja ekzistuese do të jetë ajo, pos sanimit të tereni me pak gjelbërim, pllaka e ulëse të reja.

Tenderin për sanimin e këtij sheshi e fitoi kompania “Eko Group” SHPK “Rexha” SHPK” dhe vlera e përgjithshme e kontratës është 311.853,00 euro dhe në garë për këtë tender ka qenë edhe një grup tjetër i operatorëve. /tesheshi.com/

Related posts