reklama juaj ketu

Nis mbërritja e trupave dhe tankeve amerikane në Poloni

Siç lajmëron rrjeti informativ britanik BBC, pritet mbërritja sot në Poloni e trupave dhe tankeve amerikane.

Më shumë se 80 tanke dhe qindra mjete të blinduara kanë arritur tashmë në Gjermani, prej nga po lëvizin më në lindje të Europës nëpërmjet rrugëve tokësore dhe atyre hekurudhore.

Dislokimi i këtyre mjeteve dhe i 3.000 trupave në Poloni shihet si një përgjigje e presidentit Obama për garantimin e aleatëve të NATO-s për mbështetje karshi një Rusie shumë më agresive.

BBC-ja thotë se ky është përforcimi më i madh ushtarak i SHBA-së në Europë përgjatë shumë dekadave.

Brigada e Koracuar e SHBA-së do të kryejë gjithashtu manovra ushtarake në Balltik.

Dislokimi i trupave vjen disa ditë përpara se Donald Trump të nisë detyrën si president i SHBA-së, ndërsa ai ka lënë të kuptohet se kërkon t’i përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë, tanimë në një pikë të ulët. /tesheshi.com/