Auto Dak
Auto Dak

Nis festivali kinez për konsumin e mishit të qenve, reagim: ndal kësaj mizorie!

Në mënyrë që të ndalojë mbajtjen e një festivali kinez dedikuar konsumit të mishit të qenve, një peticion tashmë është nënshkruar nga një milion e gjysmë njerëz, sipas portalit LadBible.

Në veprimtarinë e quajtur Yulin Dog Meat Festival, rreth dhjetë deri në pesëmbëdhjetë mijë kafshë keqtrajtohen ose vriten.

Festivali dhjetë-ditor zhvillohet çdo vit që nga 2010-ta.

Peticioni për të ndaluar këtë festival u iniciua nga Care2 dhe Humane Society nga Mbretëria e Bashkuar.

Drejtori ekzekutiv i shoqërisë Humane Society, Claire Bass, tha se ishte koha e duhur për të ndaluar këtë traditë mizore.

Nënshkrimet për peticionin u përcollën në Ambasadën e Kinës.

Peticioni u mbështet nga shumë organizata dhe të njerëz të famshëm. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts