728 x 90 Leaderboard

Nis Champions: a do jenë sërish “mbretërorët” dominues? Tregues dhe statistika…

Me ndeshjet e mbrëmjes në grupet A, B, C dhe D do të nis një ndër garat më prestigjoze edhe në nivel botëror, Champions League. Do jenë 32 ekipe, ku veçojnë ato elitaret e Europës, të cilat do luftojnë, disa për titull e disa për paraqitje suprizuese, ose së paku dinjitoze, deri në maj të vitit tjetër. Anglezët, spanjollët, gjermanët dhe italianët morën drejtpërdrejt katër vende në fazën e grupit, ku tre prej tyre u janë bashkuar nga francezët.

Tottenham, Manchester City, Liverpool, Manchester United, Juventus, Roma, Napoli, Inter, Schalke, Borussia Dortmund, Bayern Munich, Hoffenheim, Barcelona, ​​Real Madrid, Valencia, Atletico Madrid, Lyon, Monaco dhe PSG, janë vërtet emra drithërues. Ndërkohë, në Champios kthehet dhe Hollanda me PSV dhe Ajax.

Titulli i kampionit evropian do të mbrohet nga Real Madridi. Udhëhequr nga Zinedine Zidane dhe Cristiano Ronaldo, “mbretërit” fituan janë tre sezone rresht. Por tani klubi madrilen duhet të mësohet pa frengjishten dhe portugalishten në lojë dhe kjo sigurisht që nuk do të jetë e lehtë.

Dhe ja disa stastistika:

Klubi më i suksesshëm i Evropës është Real Madrid me 13 tituj të kampionit evropian, e ndjekur nga 7 të Milanit, Bayern Munich, Liverpool, Barcelona, 5 nga Ajax, 4 nga Manchester United dhe Inter  me 3. Ndërkohë, si vend kryeson Spanja me 18 tituj, e ndjekur nga Italia dhe Anglia me 12, Gjermani me 7 Hollanda me 6 dhe Portugalia me 4.

Real Madrid ka luajtur dhe 29 herë në gjysmëfinale, e ndjekur nga Bayern Munchen me 19, Barcelona  me 16, Milani me 13, Manchester United dhe Juventus me 12, Liverpool me 10.

Ndër lojtarët pjesëmarrës në Champions, kryesorn Casillas me  167 ndeshje të luajtura, më pas vjen Cristiano Ronaldo me 153, Xavi  me 151, Raul me 142, Giggs  me 141, Iniesta  me 130, Clarence Seedorf dhe Messi  me 125, Paul Scholes me 124, Roberto Carlos dhe Zlatan Ibrahimovic  me 120.

Shënuesi më i mirë është Cristiano Ronaldo me 120 gola, që ndiqet nga Messi me 100, pasuar nga Raul me 71 gola. Ronaldo ishte dhe golashënuesi më i mirë në gjashtë sezone rresht.

Vlera e përgjithshme e tregut për 32 pjesëmarrësit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve është e afërt me 14 miliardë euro. /tesheshi.com/

 

 

Related posts