Auto Dak
Auto Dak

Nike prodhon atlete për mjekët dhe infermierët

Prodhuesi amerikan i këpucëve dhe veshjeve sportive Nike, ka krijuar atlete të dizajnuara për profesionistët e kujdesit shëndetësor – mjekë dhe infermierë.

Të quajtura Air Zoom Pulse janë testuar në spitalin e fëmijëve OHSU Doernbecher në Oregon për të përcaktuar nëse nevojat e përdoruesve janë përmbushur, sipas LADBible.

Është konstatuar se atlete janë të qëndrueshme dhe të rehatshme dhe ofrojnë mbrojtje të përshtatshme ndaj ndikimeve të jashtme.

Nike tha: “Gjatë testimit, projektuesit e Pulse Air Zoom realizuan sfidat me të cilat përballen profesionistët e kujdesit shëndetësor. Infermierët ecin katër deri në pesë milje (gjashtë deri në tetë kilometra) gjatë një turni 12-orësh dhe ulen për më pak se një orë. Kjo punë ndikon në fizikun dhe shëndetin mendor. Pulse Air Zoom është krijuar për të përmbushur këto sfida. Këto atlete janë të lehta për t’u veshur e ecur me to dhe përshtaten në të gjitha kushtet e spitalit”.

Atletet do të jenë në shitje në 7 dhjetor. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts