Auto Dak
Auto Dak

Nicolas Maduro, një kitarë dhuratë për liderin e Pink Flloyd: krah nesh, përballë SHBA

Presidenti venezuelian Nicolas Maduro i ka dhuruar një kitarë muzikantit të njohur britanik Roger Waters, një nga themeluesit e grupit-kult Pink Floyd, për ta falënderuar atë për kritikat ndaj sanksioneve amerikane ndaj Venezuelës.

Maduro u shfaq në një video të lëshuar në televizionin shtetëror, duke vënë firmën në një kitarë të vogël venezueliane, e cila iu dërgua më pas Waters-it.

Presidenti venezuelian falenderoi muzikantin për qëndrimin e “mirëkuptimit, solidaritetit dhe mbështetjes për popullin venezuelian kundër bllokadës imperialiste amerikane”.

Venezuela, një nga rezervat më të rëndësishme të naftës në botë, po kalon krizën më të rëndë ekonomike në historinë e saj moderne.

Maduro e konsideron këtë si një luftë ekonomike të Shteteve të Bashkuara me qëllim largimin e tij.

Waters ka reaguar duke thënë se ishte “thellësisht” i prekur nga dhurata.

“Ne vazhdojmë të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të mbështetur luftën e popullit venezuelian kundër përpjekjeve të perandorisë për ta shkatërruar atë … Ne jemi me ju dhe vazhdojmë me ju”, tha Waters.

Muzikanti i njohur, tani 75 vjeç, mbështet Maduron, të cilin Uashingtoni e etiketon si diktator. /tesheshi.com/

 

 

 

 

auto pjese dak

Related posts