Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Ngjitje në rrokaqiell me karrocë invaliditeti: kush, ku dhe pse? (pamje)

Lai Chi-wai nga Hong Kong arriti të ngjitej me karrocë invaliditeti në një lartësi 250 metra, dhe motivi për këtë ishte mbledhja e parave për njerëzit që vuanin nga sëmundjet e palcës kurrizore.

Lai, 37 vjeç, është paralizuar në bel dhjetë vjet më parë për shkak të një aksidenti automobilistik.

Iu deshën dhjetë orë për të arritur një lartësi pak më shumë se 250 metra, por ai nuk arriti të kapë ë majën e kullës “Nina” të gjatë 300 metra.

“Isha shumë i frikësuar. Nëse do isha duke u ngjitur në mal, atëherë mund të mbështetesha në shkëmbinj dhe të përdorja zgavrat, por në këtë kullë duhej të mbështetesha vetëm litarin në të cilin jam varur”, tha Lai.

Falë kësaj iniciative, u mblodhën pak më shumë se 670,000 dollarë.

Para vitit 2011, Lai u shpall katër herë kampion aziatik në kategorinë e ngjitjes në shkëmb, e në një rast ai zuri vendin e tetë në botë. Pas aksidentit, ai vazhdoi të ngjitej dhe me karrigen e tij me rrota. Pesë vjet më parë, ai u ngjit në një mal të lartë 495 metra.

Megjithëse nuk arriti majën e rrokaqiellit, për arsye sigurie, Lai shpresonte të dërgonte mesazhin e duhur.

 “Disa njerëz nuk i kuptojnë vështirësitë e personave me aftësi të kufizuara, disa mendojnë se ne jemi gjithmonë të dobët, kemi nevojë për ndihmën dhe keqardhjen e njerëzve. Por unë dua t’u them të gjithëve – nuk duhet të jetë kështu. Një person me aftësi të kufizuara gjithashtu mund të krijojë mundësi, shpresë, frymëzim, dhe nuk ka pse të shihet si një person i dobët,” përfundoi Lai. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts