Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

NGJASHMËRIA/ Assadi i 1982-shit: ç’ndodhi në Hama të Sirisë 39 vite më parë

Një ngjarje e afro katër dekadave më parë në Siri, na kujton se Bashar al Assad e ka gati genetike afshin për masakra, siç ka ndodhur prej 2011 në këtë vend.

Këto ditë mbushen 39 vjet nga masakra e banorëve të Hama-s. Në shkurt 1982, një ushtri nën komandën e Hafez al-Assad, babai i presidentit aktual, rrethoi qytetin dhe bombardoi qendrën me aeroplanë luftarakë, sipas një raporti të Amnesty International. Tanke lëvizën nëpër rrugët e ngushta të Hama-s, duke shtypur rezistencën e armatosur të 200 deri 500 luftëtarëve të krahut ushtarak të Vëllazërisë Myslimane.

Një betejë u zhvillua për pothuajse tërë shkurtin, në të cilën u vranë rreth 40,000 njerëz dhe pothuajse një e treta e qytetit u shkatërrua, sipas raporteve nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe gazetarë të huaj që ishin në Siri dhe të cilëve nuk u lejohej të hyin në qytet.

Pothuajse çdo familje në Hama, një qytet me 250,000 banorë në atë kohë, humbi të paktën një anëtar.

Anëtarët e Talee-s (krahu ushtarak i Vëllazërisë Myslimane) u përpoqën të rezistonin dhe luftuan me forcat qeveritare, por u mundën brenda disa ditësh. Ushtria mori kontrollin e Baroudiyeh, një fortesë e Talee-s, vetëm disa orë pas fillimit të ofensivës ushtarake. Por fushata vazhdoi për ditë me radhë dhe shumica e të vdekurve ishin civilë që nuk kishin asnjë lidhje me Vëllazërinë Myslimane.

Najeh Aziz, një i mbijetuar i masakrës së Hama-s, tha se regjimi masakroi adhuruesit në xhami dhe më pas dogji trupat e tyre.

Diktatori sirian Assad donte të ndëshkonte tërë Hama-n. Përmes krimeve në Hama, ai donte t’u përcillte të gjithë sirianëve se sfidimi i regjimit do të prodhonte pikërisht ndëshkime të tilla. Dhe ai arriti të mbante sirianët e robëruar për 30 vjet. Dhe sot, një tjetër Assad, i biri ka prodhuar me bollëk skena të tilla makabre. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts