NGJARJA/ Vdekje nën gërmadha, Mitrovica në zi: ja viktima e shembjes në ish-hotel “Adriatik” (video)

U arrit të nxirret në mesnatë trupi i një prej punëtorëve të mbetur nën gërmadha nga shembja e një pjesë të ish-hotel “Adriatik” në Mitrovicë.

Pas disa orë kërkimesh, ku u angazhuan ekipet e shpëtimit, Policisë, zjarrfikësve dhe  FSK-së, doli në sipërfaqe por pa jetë, Visar Behrami, një 27-vjeçar nga Mitrovica, punëtor në rinovimin e godinës.

Është ku e vetmja viktimë nga ngjarja e rëndë e të hënës pasdite ku dhe kur ndodhi shembja.

Pas kësaj, kreu i Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri shpalli të martën “ditë zie” në qytet.

“Së bashku me gjithë banorët e Mitrovicës ndajë dhimbjen me familjen e të ndjerit, të cilës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, duke lutur që Allahu i Madhërishëm ta shpërblej me Xhenet.

Të martën e shpalli Ditë Zie në qytetin e Mitrovicës, në shenjë nderimi dhe dhimbje për humbjen e jetës së të riut”, shkroi Bahtiri.

Prokurorja e çështjes, Fetije Bajrami ka konfirmuar ndalimin e dy personave për t’u hetuar, drejtues punimesh.

Dyshohet se një vendimarrje e gabuar për heqjen e një kolone mbajtëse provizore, ka çuar në shembjen e një pjese të godinës, me pasojë humbjen e një jete njerëzore. /tesheshi.com/

LAJMI I FUNDIT – Nxirret trupi i të riut që ngeli nën gërmadhat e pjesës së shembur të Hotelit "Adriatiku" në Mitrovicë

Nxirret trupi i të riut që ngeli nën gërmadhat e pjesës së shembur të Hotelit "Adriatiku" në Mitrovicë

Posted by Telegrafi.com on Monday, April 22, 2019

auto pjese dak

Related posts