Auto Dak
Auto Dak

Ngërçi për Kushtetuesen: Meta padit njeriun që s’i dha pafajësi për videon me “bllok në dorë”

Kreu i shtetit Meta, në përplasje të hapur e të ashpër me kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pikërisht Ardian Dvoranin, tha se do e padisë këtë të fundit, duke mos ia kursyer etiketimin si “mafioz”.

“Ditën e hënë do të bëj kallëzim penal si President kundër zotit Ardian Dvorani me detyrën kryetar i KED-së me adresë gjykata e Lartë.

Unë presidenti, akuzoj Dvoranin për këto vepra: “Shpërdorim detyre” dhe “Përvetësim i titullit apo detyrës shtetëtore”.

Veprimet dhe mosveprimet e Dvoranit kanë cënuar procesin e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pasi kam konstatuat veprimet dhe mosveprimet, ato përbëjnë vepra të qarta penale, bazuar në nenet  281.

Presidenti parashtron këtë kallëzim me qëllim fillimin e hetimeve për shpërdorim detyre. Gjatë detyrës, ai me dashje ka shpërdoruar funksionin dhe ka marrë përsipër të realizojë një akt mafioz”, deklaroi kreu i shtetit.

Ky reagim i Metës vjen dy ditë pas e sulmoi ashpër Dvoranin, lidhur me atë që sot është një ngërç me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

E duhet kujtuar me këtë rast, se Ardian Dvorani ka qenë pjesë e trupës gjyqësore në gjykimin e Metës për rastin e videos me “bllok në dorë”, e ka qenë kundër mbylljes së procesit ndaj tij me shpalljen “i pafajshëm”. /tesheshi.com/  

 

auto pjese dak

Related posts