Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Nga Ylli PATA: Vuçiç, “viktima” e xhamave të thyer

Nuk i shkon fare roli i viktimës, jo thjesht se nuk i vjen natyrshëm, por nuk i takon, të paktën sot. Bëri gjithë atë zhurmë për një pale syze.

Deklarata e Aleksander Vuçiçit pas incidentit në Serbrenicë, gjegjësisht në memorialin e Potuçarit, ishte dukshëm fodulle dhe e patakt.

Sado të marrë poza Vuçiç dhe qarqet serbe në kryeqytetet false në rajon, nuk mund të quhet 11 korriku, si dita e sulmit ndaj serbëve, pasi njerëzit që Vuçiçi dikur ka qenë partner në qeveri kanë vrarë 8372 persona pa iu dridhur qerpiku, pjesa më e madhe e tyre fëmijë, gra, e të moshuar, pasi burrat ishin thirrur nën armë.

Ajo që ndodhi në varrezat e Potuçarit ishte një incident, i cili në mos qoftë i organizuar nga ana e serbëve ishte i izoluar dhe si i tillë duhet të trajtohej nga Kryeministri i Serbisë.

Mirëseardhjen në Serbrenicë ia dha direkt, gojarisht në gjuhën e tij, një nga nënat e një familje të vrarë në 11 korrikun e 1995. Kjo është shenja, ndërsa mbeturinat e një ngjarje që vjen nga qendrimi i mëparshëm i vetë Vuçiçit dhe partnerëve të tij në qeverisje, nuk kanë pse përdoren duke viktimizuar Beogradin.

Aq më pak, duke futur në këtë qerthull edhe Shqipërinë për ta përdorur si garniturë të sjelljes “pajtuese” dhe “europiane” të Serbisë.

Vuçiç tha se “Ramës nuk iu prek asnjë fije floku ndërkohë kur erdhi për incident”, duke zbuluar publikisht se çdo incident dirigjohet dhe prodhohet nga strukturat e njohura për kësi punësh siç janë mbesat e UDB-së.

Me kalimin e ditëve do të mësohet më mirë për ngjarjen e sotme, nëse ka qenë e spontane apo e organizuar, por ka gjithë ditën që në rrjetet sociale serbe po sulmohet Bill Klinton, kryetari i delegacionit zyrtar të SHBA në ceremoninë e Serbrenicës pasi ka vënë kurorë me lule në varret e viktimave të Serbrenicës, duke dizinformuar se po nderohen anëtarët e Al Qaeda-s.

Serbia dhe Rusia ka një vit që lobon për të mos miratuar një rezolutë në OKB që e quan “gjenocid” atë që ndodhi më 11 korrik të 1995-ës. Por çfarë ndodhi? Normalisht se s’ka si mund të quhet ndryshe ajo masakër barbare. Njerëzit, por edhe institucione si Gjykata e Hagës e thanë në mitingun e mbajtur në Serbrenicë, se 11 korriku 1995 nuk ka emër tjetër.

Por me mbarimin e mitingut, Aleksandri, shkoi në memorialin e të vrarëve dhe në momentin që dikush foli, ai iu kthye duke nxitur debat. Dhe nga bashkëbiseduesit mori një “pështymë” sendesh më shumë që i theu syzet. Stresi paraprak i çorientoi bodyguard-ët, të cilët në vend që të mbronin Kryeministrin u shtypën mes vetes.

Vuçic, këtë e quajti sulm të organizuar, madje ka futur edhe fenë apo dhe fantazma të tjera që ia kanë thënë mjeshtrat e shërbimit sekret. Dikush i ka sugjeruar të përmendë edhe Ramën që të shtohen armiqtë.

Ndoshta e ka për politikë të brendshme, por sot nuk duhet të fliste. Ishte dita e Serbrenicës, e të mbijetuarve të asaj masakre në mes të Europës. Të gjitha mediat botërore e kanë pasur në krye të lajmeve, duke sjellë edhe një linjë reflektimi dhe faljeje për indiferencën e perëndimit, që u shpall hapur nga ministrja e Jashtme e BE-së zonja Mogherini, e cila tha se “Serbrenica është turpi i Europës”.

Fjalia e asaj gruaje me shami të bardhë në Potuçar, që ndërsa i vendoste Vuçiçit stemën në xhaketë i tha: “Mirëse erdhe në Serbrenicë”, ishte emblema e ditës së sotme, që do të mbetet e ngulitur në histori.

Të tjerat janë vetëm xhama të thyer që zëvendësohen shpejt. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts