728 x 90 Leaderboard

Nga urrejtja në dashuri: Rama publikon dorështrëngimin me Trump

Kryeministri Rama ka publikuar një foto ku shfaqet duke në një dorështrëngim të afërt me presidentin Trump, pozuar në Samitin e NATO-s në Bruksel.

Pa asnjë koment, por thjesht duke i vënë cilësorin vlerësues “PHOTO OF THE DAY” –  “Foto Dite”, Rama ka vijuar kështu traditën tipike të politikës shqiptare që investohet fort në virtualitet kur është fjala për pozime me të mëdhenjtë e politikës botërore.

Në rastin e kësaj fotoje ka dhe një ndryshim. Rama ka qenë një ndër zërat kundër zgjedhjes së Trump-it në krye të Shtëpisë së Bardhë, gjë të cilën e ka shprehur publikisht. Kështu që diçitura e kësaj fotoje mund të qe dhe ajo e metamorfozës Rama karshi Trump-it: “nga urrejtja, në dashuri!” /tesheshi.com/             

 

Related posts