Nga Tarik OĞUZLU: Morali në qorrsokak: A mund të ekzistojë në politikën e jashtme?

Bota po ndryshon me shpejtësi të madhe dhe ndërtimi i politikës së jashtme në baza të forta morale po bëhet një detyrë e frikshme në mjedisin aktual multipolar.

Procesi i përshpejtuar i takimit me “të tjerët” që shtrihen jashtë kufijve tradicionalë nuk është vetëm  shtysë për vendimmarrësit që t’i kushtojnë më shumë vëmendje aspekteve morale në politikën e jashtme, por e bën të vështirë, e gati të pamundur, përcaktimin e asaj se çfarë është politikë e jashtme morale, pikë së pari.

Politika e jashtme e ndershme është të bësh diçka të mirë për subjektet politike brenda dhe jashtë vendit. Qëllimi kryesor është të kuptohet në emër kujt udhëheqësit e shtetit pretendojnë se ndjekin politikat e jashtme të ndershme.

Varësisht se si përcaktohen kufijtë e bashkësive politike, ndryshon edhe përgjigja në pyetjen se cila politikë e jashtme është e ndershme. Kërkimi i drejtësisë, rendit, legjitimitetit, paqes, sigurisë dhe prosperitetit në marrëdhëniet ndërkombëtare ndikon ngushtë te pyetja se cili komunitet politik  gëzon terren më të lartë moral.

Sa më tepër që ndërlidhen mjediset ndërkombëtare me ato vendore, aq më sfiduese bëhet vendimmarrja lidhur me politikat e jashtme sa i përket terrenit moral/etik.

Janë tri koncepte themelore lidhur me komunitetet politike legjitime, që veprojë ndërkombëtarisht në mbarë botën: Kombi-shteti, shoqëria ndërkombëtare dhe shoqëria botërore.

Politika e jashtme realiste

Në kuptimet themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare, politika e jashtme konsiderohet të jetë një nga sferat shoqërore që i jep rol minimal ndershmërisë.

Arsyeja kryesore për mos marrjen në konsideratë të aspekteve të ndershmërisë mendohet të jetë mbizotërimi i shtetit në këtë sferë.

Shtetet, në kundërshtim me qeniet njerëzore, janë krijesa artificiale që punojnë me logjikën e instrumenteve dhe pasojave. Pyetja kryesore që vendimmarrësit duhet të pyesin, është se cilat rrugë, veprime dhe strategji ofrojnë më së tepërmi shpagim në një gjendje anarkie.

Aspektet dhe principet morale që posedojnë qytetarët brenda një shteti nuk duhet t’u diktojnë shteteve të tjera veprimet jashtë kufijve të tyre territorial.

Qasja realiste vlerëson të ashtuquajturin komb-shtet më tepër se të gjithë komunitetet politike që dalin nga një vend. Kjo qasje vë në përfundim se legjitimiteti i një shteti rrjedh nga kapaciteti për të siguruar mirëqenie, siguri, rregull, drejtësi dhe prosperitet subjekteve të veta.

Qytetarët mund të përfitojnë nga këto benefite vetëm duke u bërë subjekte të shtetit të tyre.

Ata madje subjektet janë të prirur që të kenë detyra ndaj bashkëvendësve të tyre që jetojnë në atë komunitet politik. Politikat realiste madje thonë se terreni vendor konsiderohet të jetë baza e ndershmërisë politike të jashtme, duke qenë se morali dhe altruizmi janë virtyte tipike personale, dhe vështirë që funksionojnë në grup që të gjitha me një logjikë.

Perspektiva realiste pretendon se të mësuarit e politikave të ndershme duhet mbetet brenda vendit, për shkak se ndryshueshmëria e vlerave mund të shkaktoj kaos dhe konfrontime.

Qasja e shoqërisë ndërkombëtare

Qasja e shoqërisë ndërkombëtare i rreket moralit më tepër në kuptimin e shtetit, sesa në atë të individit.

Në këtë mënyrë, shtetet ndërtohen nga disa interesa dhe vlera të përbashkëta, njëra nga to është respektimi i sovranitetit, mos përfshirja në çështje të brendshme dhe mbajtja e zotimeve aty ku u takon.

Për dallim nga realizmi që synon të definoj hapësirën ndërkombëtare si një xhungël të normave, vlerave dhe interesave të përbashkëta, shoqëria ndërkombëtare i qëndron besnike mendimit se xhungla mund të shndërrohet në kopsht zoologjik nëse shtetet së bashku nuk mirëmbajnë raportet e duhura mes vete.

Do të ishte shumë më e lehtë nëse shtetet, si anëtare kyçe të shoqërisë ndërkombëtare, do të përfshiheshin drejtpërsëdrejti në normat e përbashkëta, vlerat dhe llojin e qeverisjes.

Një shoqëri ndërkombëtare që konsiston në shtete fqinje që qeverisin ngjashëm, do të konsistojë me një ambient më paqësor, stabil e rrjedhimisht me politika më të ndershme karshi të tjerëve.

Liderët do të konsideroheshin si aktor legjitim në raportet e tyre të brendshme, ndërkohë që përpjekjet e tyre për të dëmtuar raportet e vendosura brenda shoqërisë ndërkombëtare do të ishin të dënueshme.

Kjo qasje ndan me realizmin pikëpamjen se shtetet janë agjentët më të mirë që ofrojnë siguri dhe të mira të tjera për subjektet e tyre.

Sidoqoftë, për dallim nga realizmi, shoqëria ndërkombëtare qëndron në atë se pikëpamjet e ndershmërisë duhen llogaritur edhe në nivel ndërkombëtar. Të konceptosh politikën e jashtme sipas kësaj perspektive, do të thotë të kesh më shumë ndjeshmëri ndaj atyre që vuajnë në shtete të tjera.

Për më tepër, kjo ndershmëri do të rezultonte në atë që e njohim mirë: Kur banorët e një shteti cenohen për x arsye, ato mund të prekin edhe banorët e një shteti tjetër, e kështu me radhë krijohet efekti domino.

Migracioni është një shembull tipik i kësaj natyre. Pse duhet që vendet e zhvilluara të Evropës të bëjnë diçka për të shpëtuar jetët e banorëve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës që udhëtojnë nëpër det?

Moraliteti dhe kozmopolitanizmi

Përfundimisht, sipas kozmopolitanizmit, pyetja kryesore lidhur me parimet e politikave morale i shtrohet vet individit.

Qeniet njerëzore janë subjekti kryesor i ndershmërisë politike qoftë në vend apo jashtë vendit.

Kozmopolitanizmi beson se shtetet-kombet, të cilat konsiderohen krijesa artificiale nga realistët, nuk mund të shkëputen nga vetë qeniet njerëzore.

Të gjitha qeniet njerëzore gëzojnë të njëjtat të drejta universale nga lindja, dhe janë të patjetërsueshme nga ndonjë autoritet i kësaj bote. Ky pretendim universal ndaj njerëzimit është një detyrim i patjetërsueshëm që duhet ta përqafoj shoqëria në mbarë botën.

Nga kjo perspektivë, përgjegjësia kryesore e udhëheqësve shtetërorë drejtohet jo vetëm tek subjektet e tyre qytetare, por edhe nga qeniet njerëzore që jetojnë jashtë kufijve të tyre kombëtarë. Formimi i bashkësive të veçanta politike në të cilat njerëzit e të gjitha llojeve e dallimeve do të kenë të drejtën për të njëjtën pozitë duhet të jenë qëllimi përfundimtar i politikës së jashtme të udhëheqësve.

Nëse kjo nuk do të ishte e mundur, atëherë udhëheqësit duhet të ndërmarrin veprime vendimtare për të siguruar që njerëzit e vendeve të tjera të kenë gjithashtu një jetë të mirë. Çështja kryesore këtu është se kujdesi për njerëzit në vende të tjera duhet të burojë vetëm nga një respekt i pastër për qeniet njerëzore në përgjithësi, e jo nga llogaritja strategjike që bën një sy qorr ndaj vuajtjeve të të tjerëve, apo llogaritje të tjera që lënë pasoja negative për interesat kombëtare të dikujt tjetër.

Cilat janë tendencat?

Qëndrimi i politikës së jashtme dhe sjelljet e shumë akterëve në vitet e fundit sugjerojnë se krahasuar me të tjerat qasje, realistja ka shënuar rritje. Duke përjashtuar përgjegjësitë globale, duke investuar shumë në idenë e konkurrencës së fuqishme, duke miratuar diskurse të rrezikshme dhe  duke u përqendruar në zhvillimin e pandërprerë ekonomik në vend, kjo lloj politike shkelë normat themelore te humanizmit.

Të bësh diçka të mirë për të tjerët, të kesh motive altruiste, po bëhet gjithnjë e më rrallë, çdo ditë. Miratimi i zgjedhjeve që lidhen me përfitimet materiale do të vazhdojnë të jenë logjika kryesore e politikave të jashtme edhe në vitet në vijim.

Në një botë ideale, të bërit mirë në emër të njerëzimit, do të kishte pozitë shumë më të lartë morale sesa të bërit mirë vetëm për banorët e tu. Megjithatë, një rrymë e veçantë e kozmopolitanizmit duhet të shmanget në këtë proces, sepse kjo mund të zvogëlojë politikat e jashtme të mira. Disa vende e konsiderojnë veten si të jashtëzakonshme dhe mbi të tjerat.

Ato shpesh besojnë se vlerat dhe normat e tyre morale mbajnë pozicionin më të lartë në shkallën e moralit dhe se “kanë të drejtë të promovojnë këto vlera jashtë vendit”, nganjëherë edhe nën drejtimin e armëve. Ky mendim u tregua i rrezikshëm në të kaluarën dhe nuk do të japë rezultate pozitive as në të ardhmen.

* Autori është Profesor në Departamentin e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe është Drejtor i Qendrës për Kërkime Sociale, Ekonomike dhe Politike (SEPAM) në Antalia Bilim University. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts