728 x 90 Leaderboard

Nga Shemsi JASHARI: Qytetaria aktive të mos dorëzohet

i qytetarë të këtij vendi, nëse nuk e bëjmë për vete, duhet ta bëjmë për fëmijët tanë, nuk duhet ti lëmë të gabojnë, e kur gabojnë dhe nuk duan të përmirësojnë gabimet duhet ti ndëshkojmë.

Pavarësisht kritikave dhe kundërshtimeve të qytetarëve ndaj shumë proceseve dhe vendimeve që qeveritë tona kanë marrë ndër vite, si duket edhe kjo qeveri jo që nuk po dëgjon zërin e arsyes qytetare por vetëm se po e thellon vendimmarrjen në kundërshtim me vullnetin qytetarë.

Pavarësisht se shpesh zhgënjehemi dhe na duket sikur kot po rezistojmë, apo mendimi se, e kotë të kundërshtosh kur askush nuk mërzitet për kundërshtimin tonë, ne si qytetarë nuk duhet dhe nuk guxojmë të dorëzohemi para pushtetarëve dhe vendimeve të dëmshme për vendin dhe buxhetin e shtetit tonë.

Me të drejtë, shpesh mendojmë se çfarë ndryshuam ne që reaguam, duket se asgjë përveç presionit, shantazhit e pengesave në karrierë e shumë presione me lloj lloj skenarësh, për të na detyruar që të mbyllim gojën?

Na duket se ndryshuam pak ose aspak që duket ne sipërfaqe, por sikur te pyetemi, sikur të mos kishte fare zë kritik çfarë do të ndodhte? Me siguri shumë më keq do të ishim me nivel qeverisje, shumë më arrogant do të ishin pushtetarët tanë, sado qe tani është keq mjaftueshëm.

Ne duhet të mos harrojmë sfidat që kaluam si popull për tu liruar nga regjimi i kaluar edhe kur dukej e pamundur ndryshimi dhe lira jonë, aktiviteti i vendosur i një numri të vogël patriotësh e bëri të mundur lirinë.

Ka shumë shembuj që bota demokratike i përdorë për të korrigjuar pushtetin e vet. Pse duhet ne si qytetarë të Kosovës të bëjmë përjashtim? Ne duhet të reagojmë, duhet të protestojmë, duhet të rezistojmë aktivisht ndaj vendimeve të dëmshme. Buxheti i shtetit ne nivel komunal dhe nivel qendrorë nuk është privat, çështjet shtetërore duhet të marrin konsensusin qytetar para vendimmarrjes.

Nuk duhet lënë fatin e një shteti në mëshirën e një grushti njerëzish. Ata që janë në pushtet (të njëjtit që nga paslufta) duan të na lodhin, duan që e keqja të na bëhet standard që nuk na pengon, duan që ne të pajtohemi me të gjitha që ata i bëjnë, duke krijuar iluzion që ndryshe nuk bënë dhe është kotë të kundërshtosh.

Ne duhet të iu tregojmë pushtetarëve që do të rezistojmë dhe nuk do të pajtohemi asnjëherë kur nuk punojnë drejt dhe do ti ndëshkojmë sa herë e meritojnë.

Ende nuk është vonë sado që kemi humbur kohë dhe kemi duruar shumë. Ne duhet të rizgjohemi për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet. /tesheshi.com/

Related posts