Nga rënia e Sebastian Kurz deri te ngritja e futbollit anglez, këto janë ngjarjet që shënojnë këtë javë

Është e hënë, një javë krejt e re dhe me pritshmëri të reja. Jo që mund ta dimë saktë se çfarë pritet të ndodhë, por këto janë ngjarjet e paralajmëruara që pritet të ndodhin.

1) Testi i besimit i Sebastian Kurz

Kancelari austriak Sebastian Kurz do të përballet me një mocion mosbesimi në parlament.

Kjo vjen pak ditë pas daljes së skandalit politik që rrënoi nga themeli koalicionin e ekstremit të djathtë.

Mocioni i mosbesimit që pritet të ndodhë sot, bën thirrje për një qeveri teknokratike që do ta zëvendësoj 32 vjecarin Kurz, derisa të mbahen zgjedhjet e radhës, me gjasë në muajin shtator.

Kurz i dha fund koalicionit javën e kaluar, dhe bëri thirrje për zgjedhje të reja.

Image result for The video, from, 2017, was recorded in a villa in Ibiza

 

2) Assange do të përballet në gjykatë dhe rrezikon ekstradimin

Bashkëthemeluesi i Wikileaks, Julian Assange do të bëj një tjetër paraqitje në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster.

Mbretëria e Bashkuar do të duhet të vendosë nëse do ta ekstradojë atë në SHBA, nën akuzuar për shkarkimin e bazës së të dhënave të klasifikuara.

Javën e shkuar, Departamenti Amerikan i Drejtësisë paraqiti 17 akuza të reja kundër Assange, duke akuzuar 47-vjeçarin për shkeljen e aktit të spiunazhit në SHBA.

SHBA premtoi se kjo do të jetë një betejë e gjatë, dhe nëse ekstradohet ai rrezikon të dënohet me 17 vite burg.

Image result for Julian Assange being dragged from the Ecuadorian embassy in London

 

3) Përurimi i presidentit të Nigerisë

Ceremonia e betimit për presidentin e Nigerisë, Muhammadu Buhari, zhvillohet të mërkurën pas ri-zgjedhjes së tij në shkurt.

Buhari, i cili u zgjodh për herë të parë president në vitin 2015, përballet me shumë sfida, të tilla si gjetja e vendeve të punës për miliona të rinj të papunë në kombin më të populluar të Afrikës, si dhe shmangia e kryengritjeve dhe dhuna e milicisë.

President Muhammadu Buhari in Lagos, 24 April 2019

4) Plot futboll anglez në finale

Finalet e Ligës së Kampionëve dhe Europa Liga do të mbahen mes 4 ekipeve angleze, për herë të parë në histori.

Çelsi dhe Arsenali do të luajnë në finalen e Europa Ligës në Baku të Azerbajxhanit të mërkurën, ndërsa Spurs dhe Liverpool do të garojnë për në Ligën e Kampionëve në finalen e Madridit, që do të mbahet të shtunën.

Arsenal, Chelsea, Liverpool and Tottenham fans

/tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts