Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Nga Redi SHEHU: Ideologji politike apo tribalizëm politik?

Politikisht sot gjallojmë kryesisht mes dy ideologjish, të cilat gjenden në anë të kundërta me njëra-tjetrën. Djathtas, majtas apo anasjelltas? Kjo dilemë, është esenca e çarjes së thurjes tonë sociale e cila lehtësisht gjendet në të gjitha artikulimet, debatet politike e mediatike, në jetën akademike, në rrugë e deri tek rrjetet sociale. Kjo dilemë, më shume se sa konflikt politik, ka shkaktuar konflikt social tek ne. Pikërisht, konflikti është e përbashkëta e të gjithëve. Ky konflikt është e vetmja gjë konsensuale që e gëzojmë të gjithë sot, e vetmja e vërtetë në kohën kur ideologjitë politike përveç fluiditetit të tyre janë kthyer në mekanizma ndërmjetësimi që çojnë drejt fuqisë dhe jo drejt të vërtetës.

Konservatorë apo progresistë? Në kohën e sotme kanë përfunduar në thjesht nocione, sepse ajo çka i ka mbetur shoqërive të sotme nuk ia vlen as që të konservohet. Progresistë me vision që ndërtojnë të ardhmen ? Pra, progresistë që ditkan se çfarë ishin, çfarë janë dhe se ku do shkojnë? Ironike. Konservatorë dhe progresistë, sot janë në ballë të përpjekjeve për shpenzime ushtarake, për ndryshime taksimi, për abortin dhe martesat e të njëjtës gjini, dallimet mes tyre tashmë nuk konsistojnë në thelbin, por në mënyrën se si këto ndryshime  duhet të bëhen. Me pak fjalë, sot,  spektri i ideologjive politike  na mëson se si palët e kundërta shpesh janë e njëjta gjë, të përziera në një inkoherencë të vazhdueshme dhe luhatëse brënda aksidentit të historisë. Nëse pyet sot njerëzit e thjeshtë se çfarë është e majta dhe e djathta, do kesh mijëra përgjigje që sigurisht nuk do të jenë të njëjta. Përgjigje që luhaten më shumë mbi personazhet politikë se sa mbi ideologjitë që ata përfaqësojnë.

Botë ku paragjykimet dhe ideologjitë nuk dallojnë më nga njëra-tjetra. Kuptimet e tyre fallsifikohen, modifikohen duke sjellë në fund, me shumë se sa dallime ideologjike, dallime mes identitesh grupesh të ndryshme sociale në evolucion të vazhdueshëm. Identitete grupore të cilat lulëzojnë brenda një ideologjie tribalizmi se sa një ideologjie politike, një tribalizëm që justifikon por nuk logjikon, që të jep një përkatësi por jo domosdoshmërisht vërtetësi dhe qartësi. Atëherë, brenda tribalizmi tonë, neve nuk na mjafton përpjekja për të mos rënë dakort me tjetrin, por ama na mjafton përpjekja për ta shkatërruar përfundimisht atë.

I gjithë  ky deformim ideologjik që vjen si kamatë me hua të lartë nga historia, humb kuptimin e vet, në kohën kur  origjina e të majtës dhe të djathtës buron nga qëndrimi i ndryshëm për të njëjtin thelb. Atëhere, rizbulimi i thelbit, zanafillës, është edhe mënyra më e mirë për të dalë nga tribalizmi politik drejt qëndrimeve të pastra dhe të vërteta. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts