Nga Ramazan GOZEN*: Pakti me Iranin dhe rreziqet e reja në Lindjen e Mesme

Kush ishte fitues nga kjo marrëveshje? A do të ketë ndonjë ndryshim thelbësorë në marrëdhëniet mes Iranit dhe Perëndimit dhe a do të ketë ndryshime në politikën e jashtme të këtij vendi?

Marrëveshja e arritur mes Iranit dhe Perëndimit në fushën nukleare në procesin e zbatimit mund të përballet me probleme të ndryshme. Lufta kundër ISIS mund të jetë një nga pikat ku Irani dhe Perëndimi kanë gjëra të përbashkëta, por nuk mund të priten ndryshime thelbësore të Iranit për sa i përket politikës së jashtme në mënyrë që ky vend të konsolidohet dhe të zhvillojë marrëdhënie më të mira me Perëndimin.

Bisedimet mes Iranit dhe vendeve 5 + 1 të cilat vazhdonin prej më shumë se një viti u finalizuan me një marrëveshje më 14 korrik 2015 mes palëve. Problemet dhe mosmarrëveshjet mes Iranit dhe SHBA-së i lanë vend diskutimeve të përmbajtjes së marrëveshjes dhe efekteve që kjo marrëveshje mund të ketë.

Pyetja që na vjen në mendje është kjo: Kush ishte fitues nga kjo marrëveshje? A do të ketë ndonjë ndryshim thelbësorë në marrëdhëniet mes Iranit dhe vendeve perëndimore dhe a do të ketë ndryshime në politikën e jashtme të këtij vendi?

Janë siguruar përfitime reciproke-

Ajo që vihet në dukje është fakti se palët kanë siguruar përfitime reciproke në masë. Nëse do të shohim nga ana e SHBA-së, Irani nuk e ndaloi përfundimisht pasurimin e uraniumit por e ngadalësoi atë në maksimum.

Sipas marrëveshjes pasurimi i uraniumit në Natanz për një periudhë 10 vjeçare do të mbahet në kuotën e 3.5 përqind. Në Fordo pasurimi i uraniumit do të pezullohet. Reaktori i Arak-ut do të ristrukturohet. Stoku i uraniumit të pasuruar në duart e Iranit në 10 vite nuk duhet të kaloi shifrën e 300 kilogramëve. Për ta bërë më transparent programin nuklerar duhet të zbatohet marrëveshja protokollare shtesë e NPT. Deri sa të firmoset kjo marrëveshje sipas marrëveshjes së nënshkruar Irani duhet të marrë masa në mënyrë vullnetare si dhe të nxjerrë në pah programet e mundshme ushtarake nukleare.

Ndërkohë pjesë e marrëveshjes janë edhe detaje të tjera si vazhdimi i embargos për shitjen e armëve ndaj Irakut deri në 5 vite si dhe vazhdimi i embargos deri në 8 vite në lidhje me zhvillimin e programit të raketave. Sipas SHBA-së kjo marrëveshje do ta mbaje të paktën dhe 10 vite Iranin larg armëve bërthamore.

Ndërsa nëse e shohim nga ana e Iranit duket se marrëveshja ka realizuar pritshmëritë e regjimit. Faktori ndërkombëtarë duket se e ka pranuar procesin e pasurimit të uraniumit të Iranit. Ndërsa Irani duket se ka hequr dorë pjesërisht nga politika e heqjes së menjëhershme të embargove. Mbi të gjitha shumica e impianteve të pasurimit të uraniumit në Iran do të mbrohen. Edhe pse ka disa pengesa apo kontrolle mbi këtë program këto janë me një afat të caktuar. Domethënë bashkë me kohën edhe këto do të hiqen.

– Dy palët sakrifikuan për këtë marrëveshjeje-

Palët për të arritur në këtë marrëveshje historike sakrifikuan në disa çështje. Edhe pse SHBA-ja në fillim ishte e mendimit që Irani duhet ta ndalojë plotësisht pasurimin e uraniumit tashmë duket se ka hequr dorë nga kjo kërkesë. Ndërkohë SHBA-ja nguli këmbë për monitorimin e pa paralajmëruar dhe të rastësishëm të zonave ushtarake nga UAEA. Por Irani nguli këmbë në këtë pikë dhe nuk bëri lëshime. Për monitorimin e zonave ushtarake të Iranit është vendosur një pikë e veçantë në marrëveshje. Në këtë mënyrë zonat ushtarake as nuk do të monitorohen pa paralajmëruar dhe në mënyrë të rastësishme, por as nuk janë mbajtur jashtë monitorimeve.

– “Faqja e re” nuk mund të mos nënkuptojë ndryshim rrënjësorë-

Mesa duket marrëveshja e Vjenës është vendosur në një kalendar të caktuar. Por ajo që bie në sy është fakti që në çdo nëntitull mund të përballet me probleme nga më të ndryshme. Fakti që Obama në një deklaratë tha se kjo marrëveshje nuk është bërë thjeshtë mbi bazën e besimit reciprok do të thotë që programi nuklear i Iranit do të vazhdojë ta jetë aktiv në agjendën ndërkombëtare.

Nga ana tjetër si në Iran ashtu edhe në Perëndim një pjesë e mirë është kundër kësaj marrëveshjeje. Opozitarët amerikanë besojnë se programi bërthamorë i Iranit nuk është ndalur plotësisht dhe se pas 10 vjetësh Irani mund të ketë armë bërthamore. Me këtë pretekst kundërshtohet kjo marrëveshje.

Ndërkohë edhe një pjesë e mirë e Iranit mendon që monitorimi i zonave ushtarake është një pengesë në këtë drejtim dhe kjo çështje shumë shpejt mund të jetë objekt bisede edhe në Parlamentin iranian.

Presidenti Ruani në një deklaratë theksoi se ajo që është më e rëndësishmja është fakti që imazhi i Iranit në kontekstin se ky vend është një rrezik global ndaj paqes është rregulluar. Por kjo nuk do të thotë që Irani do të shkojë në një ndryshim rrënjësorë të politikës së tij të jashtme.

Lideri fetar i Iranit, Ali Hamanei në lidhje me marrëveshjen e programit bërthamorë të vendit të tij shprehet se nuk do të pushojnë së mbështeturi miqtë e tyre edhe nëse miratohet kjo marrëveshje.

Kjo marrëveshje nuk mund të jetë e tillë për të rregulluar apo zgjidhur të gjitha mos marrëveshjet mes Iranit dhe SHBA-së. Ajo që synohet me këtë marrëveshje është zgjedhja e problemit të programit bërthamorë. Ashtu sikurse dihet programi bërthamorë është vetëm një nga shumë probleme që Irani ka me perëndimin.

Konceptimi dhe pranimi nga aktorët në Iran të kësaj marrëveshjeje do të jetë përcaktuese për të-

Marrëveshja e Vjenës nuk është përcaktuese për ndryshimin e politikës së jashtme të Iranit, por ajo që do të ndikojë më shumë janë aktorët dhe politika në këtë vend.

Në rast se marrëveshja arrin të implementohet me sukses atëherë kjo përkthehet në një shtim fuqie dhe reputacioni për Presidentin aktual Ruhani. Por kjo nuk mund të vijë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Është lufta politike mes implementimit të kësaj marrëveshjeje dhe ndikimit të saj në vendet e rajonit siç është Iraku. Zgjedhjet e 2016 që do të zhvillohen në Iran do të jenë edhe një tregues të politikës së këtij vendi në këtë kontekst. Rritja e influencës së Presidentit aktual Ruhani mund të çojë në një politikë liberale të këtij vendi si dhe në një ndryshim të politikës së jashtme të tij. Në të kundërtën në rast se fiton poli tjetër politika e jashtme agresive e këtij vendi do të vazhdojë të mbizotërojë.

Në rast të një ndryshimi të politikës së jashtme të Iranit mund të rriten shkëmbimet tregtare si dhe ato ekonomike, gjë që do të çojë në rritjen e lidhjeve të domosdoshme mes Iranit dhe vendeve Perëndimore.

Bashkëpunimi më i mundshëm mes Iranit dhe vendeve Perëndimore, lufta kundër ISIS-

Një nga pikat ku Irani dhe vendet Perëndimore mund të bashkëpunojnë më mirë është çështja e ISIS dhe lufta kundër terrorizmit. Siç lexohet edhe nga politika e jashtme e këtij vendi lufta kundër terrorizmit zë një vend shumë të rëndësishëm. Edhe pse njihet si mbështetës i terrorizmit për shkak të ndihmës ndaj Hizbullahut, Hamasit, Irani njihet edhe si një shtet që gjithmonë ka qenë kundër organizatave terroriste si ISIS. Kjo është një nga pikat që ky shtet mund të gjejë një bashkëpunim shumë të gjerë.

Kufijtë e bashkëpunimit në Liban, Jemen dhe Siri-

Pas përfundimit të problemit të programit bërthamorë Ruhani mendon ti japë më shumë rëndësi politikës së tij në vendet e Lindjes së Mesme. Edhe pse mund të flitet për një frymë të re të politikës së Iranit në Lindjen e Mesme pas arritjes së marrëveshjes dhe afrimit të këtij vendi me vendet e perëndimit implementimi i kësaj politike në këtë rajon mund të jetë shumë më i ngadaltë se sa duket pasi Irani është aktiv në shumë vatra tensionesh dhe konfliktesh në këtë zonë.

Ndërkohë që “miqtë” e Iranit iu gëzuan kësaj marrëveshjeje “rivalët” apo “armiqtë” e Iranit si Izraeli apo Arabia Saudite e panë më një sy tjetër atë. Sepse një vend si Irani që dikur ishte i izoluar për shkak të embargos tashmë është në gjende të lëvizë dhe të jetë më aktiv në këtë rajon. Edhe pse forcat e Hizbullahut, regjimi i Asad apo Husitë në Jemen janë si paramilitarë të Iranit ky i fundit do të duhet të rishikojë edhe njëherë politikën në Lindje të Mesme pasi do të duhet të ketë një qasje tjetër edhe për vendet të tjera.

Përkrahja e Iranit ndaj regjimit të Asad në Siri është një tjetër pikë e fortë bashkëpunimi me Perëndimin. Irani më ndihmën ushtarake dhe politike që i ka bërë regjimit po pakëson çdo ditë e më shumë mundësinë e një paqeje me opozitën siriane. Ndërkohë Perëndimi edhe pse dëshiron një Siri pa regjimin e Asad luftën kundër ISIS e ka më parësore. Gjë kjo që do të çonte në një “bashkëpunim” të mundshëm të Iranit dhe botës Perëndimore në mbështetjen ndaj regjimit të Asad në Siri.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për vende të tjera të rajonit si Libani, por në këtë pikë nuk dihet se çfarë mund të ndodhë mes Iranit dhe Perëndimit pasi politika e Iranit ndaj Hizbullahut nuk pritet të ndryshojë. Ndërkohë pesha e “fitimeve” strategjike të Iranit në Jemen është më e ftohtë se sa në vendet e tjera të rajonit. Për këtë shkak, në këtë vend Irani mund të rishikojë politikën dhe mund të kërkojë një zgjidhje politike të problemeve brenda këtij shteti.

*Autori është Pedagog i degës së Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë Universitetit “Marmara” në Stamboll.

Related posts