728 x 90 Leaderboard

Nga Nada DOSTI: Izraeli burracak që “kapet” me femrat

Cili është kulmi i mungesës së burrërisë? Të merresh me fëmijët e gratë e t’i bësh kurban ata. Dhe qeveria izraelite e ka metodën e saj të preferuar. E ka përvetësuar aq shumë herë saqë situata tashmë po i del nga duart. Kurbanet po kthehen në simbol të një qendrese, të një kauze hyjnore.

Me pranga në duar e përsëri e buzëqeshur. Ky qe profili i vogëlushes lozonjare Ahed Tamimin e cila u shndërruar në simbolin e qëndresës palestineze dhe në ikonë të feminizmit luftëtar (Gender and Armed Conflict).

Më përpara, një tjetër grua, Micheline Awwad, është cilësuar si ikona e qendresës për shkak të një fotoje të shkrepur në vitin 1987 (gjatë intifadës së parë) duke mbajtuar në duar këpucët e saj të verdha dhe duke gjuajtur gurë ndaj ushtarëve izraelitë në Bejt Sahur, një kilometër e gjysëm në lindje të Jeruzalemit (Kudsit).

E njëjta skenë përsëritet: Me pranga në duar e në këmbë dhe përsëri e buzëqeshur.

Ebru Özkan, 27 vjeçe, u arrestua nga forcat izraelite në aeroportin “Ben Gurion” më 11 qershor kur po kthehej për në Turqi me akuzën për lidhje të dyshuara me grupe terroriste.

Haaretz tha se prokurorët izraelitë kanë ngritur padi kundër nënshtetases turke ditën e  dielë.

Avokati i saj Omar Khamaysa thotë se ajo u akuzua me akuzën se ka transferuar para dhe ushqyes celulari tek disa anëtarë të Hamasit, mirëpo ajo e kishte bërë këtë gjest vetëm si vepër bamirësie pa qenë në dijeni të identitetit të tyre.

Özkan nuk është nënshtetësja e parë turke që arrestohet nga forcat izraelite.

Sipas Anadolu Agency, Ministri i Punëve të Jashtme Mevlüt Çavuşoğlu, tha se Izraeli duhet të heqë dorë nga këto politika të gabuara dhe nga persekutimet e pamëshirshme dhe çnjerëzore. “Kohët e fundit kemi parë disa përpjekje për të cënuar lirinë e nënshtetasve tonë.

Së fundmi kjo ka ndodhur edhe me Ebru Ozkan duke ia zgjatur periudhën e paraburgimit në mënyrë të vazhdueshme. Nënsekretari ynë i ka telefonuar ata duke i kërcënuar me “Mos na detyroni të ndërmarrim hapa kundër kësaj shkeljeje të lirisë së nënshtetasve tanë.”Si kundërpërgjigje na është thënë se ne nuk kemi ndërmen të merremi me civil të thjeshtë, duam vetëm t’i bëjmë pak presion ndaj atyre që vizitojnë Jeruzalemin pra po ndërmarrim disa hapa parandalues, por do ta kthejmë atë shumë shpejt. Megjithatë ne jemi pranë motrës sonë dhe po e ndjekim rastin e saj e nuk do ta braktisim derisa të kthehet në atdhe.” u shpreh ai.

Sa poshtërsi mos të merresh me ata kalibrit tënd! Sa poshtërsi është të merresh më të dobëtit dhe të pambrojturit! Dhe “izreali” është mjeshtri i poshtërsisë! /tesheshi.com/

 

Related posts