728 x 90 Leaderboard

Nga Mentor TAHIRI: “Lojërat” rreth çështjes së kufijve, ide për shuarjen e Shtetit të Kosovës

1.Me deklarata konfuze dhe të paqarta të cilat po lansohen në opinion, aktualisht po bëhet një lloj testimi i opinionit, si dhe gradualisht po krijohet një ambient politik në të cilin më opinioni nuk do të çuditet çfarëdo që t’i serviret.

  1. Çështja e kufijve, respektivisht ndryshimi i tyre, sot mund të jetë produktiv vetëm për Serbinë, për shkak se ky shtet ka aspiratat e tij në drejtim të Bosnjë-Hercegovinës. Një ndryshim i mundshëm i kufijve të Kosovës, do të krijonte bazën politike për domino efekte të mëtutjeshme dhe do të zhbllokonte një proces të cilin komuniteti ndërkombëtar më parë e ka ndaluar. Sigurisht se pala kosovare ka arsyet e saj për këto tema, pa qenë e vetëdijshme për favoret strategjike të cilat me këtë i bëhen Serbisë.

  1. Natyrshëm është prezent shqetësimi për fatin e shqiptarëve në tre komunat e banuara me shqiptarë, të cilat gjenden në kuadër të kufijve të Serbisë. Por gjeografia politike nuk në këto tre komuna nuk është e tillë sa të mund të flasim thjeshtë për shkëmbim të territoreve me veriun. Vështirë të mendohet se Serbia është në gjendje të bëj shkëmbime me territore strategjikisht të rëndësishme sikurse ato nëpër të cilat kalon infrastruktura e komunikacionit e cila lidhë Beogradin me Selanikun. Në këtë drejtim, ka plane aktive që Komuna e Bujanocit të ndahet në dy pjesë, me ç’rast qyteti do të mbetej jashtë Komunës me shumicë shqiptare.

  1. Tendenca perfide e disa qarqeve politike që me anë të “lojërave” rreth çështjes së kufijve, të shpalosin gradualisht edhe idenë për shuarjen e Shtetit të Kosovës. Duket qartë se një pjesë e skenës politike nuk është aspak e vetëdijshme lidhur me këto synime. /tesheshi.com/

Related posts