reklama juaj ketu

Nga Mario NORDIU*: Samiti Merkel-Macron, në Berlin u tremben kurtheve

Vetëm 24 orë nga vendosja në pallatin e Elizesë, Macron niset drejt Berlinit për vizitën e tij të parë jashtë vendit. Nuk është gjë e re: por, përtej vlerës simbolike, presidenti i ri francez ka nënvizuar në mënyrë të vazhdueshme vullnetin e tij për të rinisur integrimin europian dhe motorrin e tij historik franko-gjerman. Atë do ta presë Angela Merkel, e përforcuar nga suksesi në tre zgjedhjet rajonale dhe e projektuar drejt konfirmimit në votimin federal shtatorin që vjen.

Kancelarja përfiton nga një rritje e papritur të konsensusit popullor, sa i takon garantimit të stabilitetit në planin e brendshëm, ekonomik dhe ndërkombëtar. Në një kontekst europian dhe botëror plot me të papritura, ajo duket si protagonistja më e besueshme e diplomacisë planetare dhe mbledh, ndërkohë, frutet e një sërë korrektimesh të kursit, me të cilat ka arritur të zhvendosë në plan të dytë edhe çështjen shpërthyese të emigracionit. Fushata elektorale e Macron është shoqëruar në Berlin me një simpati të hapur dhe fitorja e tij u përshëndet me tone, deri edhe euforike.

Hyrja në skenë e një kandidati kaq fuqishëm europianist u duk një mrekulli e vërtetë në një Bashkim Europian të tronditur nga shumë kriza dhe kërcënime nga lëvizjet populiste.

Javën e kaluar, disa hije, gjithsesi, kanë errësuar premtimin e një rinovimit të idilit franko-gjerman. Propozimet e Macron sa i takon krikimit të një ministrie të Financave, të një bilanci dhe asambleje parlamentare të përbashkët për eurozonën, kanë krijuar në Gjermani rezerva dhe dyshime.

Janë ngritur dyshime për gracka të politikës së shtrëngimit që favorizohet nga Berlini dhe janë evokuar fantazmat e eurobondeve, të përhapjes së borxheve dhe transfertave në favor të vendeve në krizë të Europës jugore dhe vetë Francës. “Der Spiegel” e ka përmbledhur me këto fjalë shqetësimin e ngritur në Berlin: “Macron, tunduesi, dëshiron të shpëtojë Europën duke vënë gjermanët të paguajnë”.

Shqetësimi është aplifikuar edhe nga fakti që kandidati për kancelar i SPD-së, Martin Schulz, ka përfunduar duke iu ngjitur kalit të Macron, duke mbështetur idetë që i atribuohen atij në emër të “solidaritetit europian”: një linjë që tingëllon afër pozicionit eurosocialist, mirëpo më e përshtatshme për të kaluarën e tij si president i parlamentit Europian e aspak si kandidat sfidant i Merkelit, thirrur në skenë për ta konkurruar.

Nga ana gjermane, prevalon sidoqoftë vetëdija e nevojshmërisë të një pritjeje të mirë të Macron dhe ndjekjes së kompromiseve të besueshme për të mos e humbur këtë mundësi për rilançimin e aksit Paris-Berlin. Por gjermanët mbeten të vendosur të qëndrojnë të patundur që qeveria franceze duhet të aktualizojë reformat strukturore që i ka shtyrë prej një kohe të gjatë.

*Mario Nordiu është profesor dhe shkruan për gazetën e përditshme italiane “La Stampa”.

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/