Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Nga Gramoz SURKISHI: Ç’është INSID i krijuar në Prishtinë

NSID së bashku me partnerë të shumtë evropianë krijon Grupin Ndërkombëtar të Përfshirjes në Prishtinë, për ballafaqim me radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.

INSID – Instituti për Siguri, Integrim dhe Deradikalizim gjatë takimeve në Gjenevë dhe Berlin është takuar me organizata të ndryshme të sigurisë, shoqërisë civile, mediave dhe institute të politikave për ballafaqim me ekstremizmin e dhunshëm.

Në secilin prej këtyre takimeve, INSID ka prezantuar konceptin e saj në kuadër të shoqërisë civile në Kosovë për çështjet e sigurisë, specifikisht në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Në tryezat e takimeve, bashkëthemeluesi i INSID-it, Arbër Vokrri, ka shpalosur shqetësimet e organizatës rreth qasjes së deritanishme institucionale në raport më problemin ekzistues. Sipas tij, në Kosovë institucionet kanë aplikuar vetëm masa agresive të forcës dhe ka munguar komponenta e “soft pwer” që nënkupton vullnetin për t’i shqyrtuar arsyet e radikalizimit dhe ofrimin e kushteve për të zbutur qëndrimet.

Mes tjerash ai ka theksuar disa pika të rëndësishme që duhen adresuar tek politikat shtetërore përkitazi me këtë çështje. Stigmatizimi i të kthyerve nga zonat e konfliktit dhe i familjeve të tyre;  disa shkelje të të drejtave të njeriut nga institucionet përkatëse në raport më të kthyerit nga zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme; bllokimi i pjesëmarrjes së Bashkësisë Islame të Kosovës në trajtimin e rasteve relevante;  pamjaftueshmëria dhe mungesa e kritereve të përfshierjes së shoqërisë civile në përpilimin e strategjive ekzistuese për luftimin dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë, janë disa nga shqetësimet e ngritura.

Nga këto takime, z. Vokrri, kthehet në Kosovë me idenë për lansimin e “Grupit Ndërkombëtar të Përfshirjes” ku këto organizata dhe institute ndërkombëtare të sigurisë kanë shprehë vullnetin për bashkëpunim me INSID-in, si dhe janë zotuar për ofrimin e ndihmës për organet vendimmarrëse në Kosovë në përpilimin e planit nacional për menaxhimin e çështjeve që lidhen me ballafaqimin dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Nisma e INSID për krijimin e Grupit Ndërkombëtar të Përfshirjes pritet të paraqitet në vizitat e reja që do të bëhen javët e ardhshme edhe në Paris e Bruksel, për finalizimin e iniciativës dhe lansimin e GNP-së në Prishtinë. Lansimi i Grupit Ndërkombëtar të Përfshirjes pritet të bëhet gjatë muajit prill në Prishtinë, ku të pranishëm do të jenë të gjithë partnerët vendorë e ndërkombëtarë të INSID. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts