Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Nga Gerti GJYZELI: Newborn-i diskutueshëm kosovar

Para dhe përgjatë periudhës të Covid-19, interesi kryesor aktual në rajonin tonë ka qenë dhe mbetet situata në Kosovë, ku në shahun politik të saj po shohim se figura kryesore nuk është më mbreti por ushtarët, dhe në Kosovë mesa duket ka ende ushtarë shumë.

Ushtarët (çlirimtarët)e Kosovës u bë kohë që kanë mbuluar pothuaj të gjithë skenën e politikës në atë vend që pas largimit të pushtuesit dhe pushtetit serb.

Me moton e pashpallur “se ne fituam luftën dhe ne duhet të fitojmë dhe në paqe”, shohim se përgjatë gjithë periudhës të pavarësise së shtetit kosovar, ato kanë tentuar të mbajnë një rol parësor dhe kryesor në të gjithë zhvillimet atje.

Këtë tentativë e shohim dhe në zhvillimet më të fundit në Kosovë ku vetëm pak ditë më parë u detyrua të largohej nga pushteti një forcë politike e cila mundi të mbajë vetëm për pak kohë çelësat e zyrës te kryeminstrit të Kosovës.

Kjo forcë politike kishte arritur të shndërrohej me sukses në pak vite nga një forcë politike me aksion të theksuar të majtës anti-kapitaliste, në një model të mirë socialdemokracie për Kosovën dhe rajonin (përfshirë dhe Shqipërinë).

Eksperienca shqiptare dhe ajo botërore tregon se ushtarët jo gjithmonë janë të sukseshmëm në kohë paqeje.

Eksperienca e shtetit shqiptar të pas Luftës të Dytë Botërore tregon se si çlirimtarët me kalimin e kohës të ndikuar nga dëshira për pushtet u kthyen në një problem afatgjatë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Po ashtu, nga shembujt botërore mjafton të kujtojmë një rast të ngjashëm me Kosovën – Timorin Lindor – ku ata që kryen luftën, në periudhë paqeje u kthyen në problem të këtij vendi për shkak të përplasjes për pushtet, ku figurë qëndrore e krizës ndër të tjerë ishtë dhe një prej fituesve të CCmimit Nobel për Paqe të vitit 1996 (Jose Ramos Horta).

Ecuria politike në Kosovë ka kaluar në disa faza ku klima politike e viteve ’80 -’90 e tipit “Kosova Republikë” duhet te jetë një model i mirë për Kosovën  e paspavarësisë.

Mjafton të sjellim ndërmend figurat politike të asaj kohe, përpjekjen e tyre dhe rrugëtimin politik të atyre viteve për të kuptuar se Kosova dhe politika e saj nuk fillon në vitin 1998 dhe as në vitin 2008.

Zhvillimet e fundit në Kosovë tregojnë se eksperienca politike e viteve ’80 – ’90 është lënë pas krahëve dhe ngjan se politika kosovare ashtu si dhe shteti i saj i pavarur jane ende të sapolindur, por sa i përket politikës ëshë frika se pjesa për të në memorialin e pavarësisë “Newborn”, me kalimin e kohës mund të transformohet në “Stillborn”. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts