Nga Franca në Kinë: tjetër spiderman shpëton një fëmijë të varrur në ballkon (video)

Ajo që ngjau ditë më parë në Francë, ku një emigrant realizoi një kacavjerrje spektakolare në fasadën e një banese duke shpëtuar jetën e një fëmije të varrur në ballkon, ka ndodhur së fundi dhe në Kinë.

Zhang Xin, ish-ushtar, u ngjit në ballkon në katin e pestë të ndërtesës duke shpëtuar një fëmijë të mitur që ishte varrur ballkon. Zhang u tha mediave kineze se ai po kalonte këtu me vëllain e tij, kur dëgjoi djalin që bërtiste.

Ai u shpall gjithashtu një hero në rrjete dhe mediat për gjestin e tij të guximshëm e human.

“Ju jeni spiderman tonë kinez, ju meritoni një çmim”, shkroi një komentator.

Megjithatë, Zhang e komentoi modestisht veprimin e tij.

“Unë kam qenë në ushtri për dy vjet dhe çdo ushtar i vjetër do ta bënte këtë”, tha ai. /tesheshi.com/

 

Related posts