Nga Fjolla SPANCA: Kosova, për gratë e Pavarësisë

Ne çdo pervjetor Lirie, tej genjeshtrave dhe fjaleve bosh per komandantet e munguar, zemra me rreh forte per GRATE e ketij vendi!

per GRATE qe nuk rreshten se faluni jete e Dashni … Liria a Pavaresia (qysh kane qejf me i thane ca – ca) s’kish me pase asnji grimce bukurie pa shamite e bardha shtruar siper kokes se gjysheve tona qe per asnji moment nuk e braktisen Kosoven … gjysheve qe me duart e tyne drite gatuanin ditnat per burrat qe rrinin maleve prej friges e banin roje odave t’braktisuna …

Kosova asht e gjysheve qe kurre s’kane dijte me u ligeshtue para armiqve … atyne qe me krahnor i kane ruejt votrat e veta … Kosova asht e nanave qe me trupin e tyne e kane mbulue çdo pllambe te Tokes e lutjet e se cilave s’jane kthy kurre pa sihariqe gzimi … Kosova asht e grave qe s’kane dijte as shkrim – lexim por me andrra e kane arnue Republiken e shpresave t’pavyshkuna … ky Vend asht i grave qe i kane knue djepit, prrallat e Dashnise se Paqte!

Kosova asht e grave qe na kane dhane tamel per me u ba njerez ma t’mire … e grave qe kane dijte me fal edhe atehere kur krahet ju kane thye … Kosova asht e grave qe e kane ngjye loçken e zemres me dhimte e gzim’ me dituni e pune!

edhe pak Kosove’ veç edhe pak prit … prit derisa grate t’i kthehen Vetes e ta gjejne zanin – melodine e jetes … t’i kthehen urtnise e Dashnise … si dikur … e atehere, kena me festu bashke! me ASHK! /tesheshi.com/ 

auto pjese dak

Related posts