Nga Ferdi KAMBERI: Roli i mediave sociale në privatësinë individuale të njeriut

Mediat sociale si prore të globalizmit padyshim se kanë krijuar një ndikim social të publiku, duke bërë kështu që në disa raste ky ndikim të jetë edhe si lloj varësie, gjë që ka ngritur shqetësim në radhët e komunitetit të sociologëve. Mediat sociale ndryshe konsiderohen edhe si “teknologji e ndërmjetësuar (virtuale) të cilat lehtësojnë krijimin dhe shkëmbimin e informacioneve, ideve, interesave të ndryshme dhe formave të tjera të shprehjes nëpërmjet komuniteteve dhe rrjeteve virtuale” (Obar, Jonathan A.; Wildman, Steve (2015).

Ndaj, kur flitet për to, me ato nënkuptohet i gjithë informacioni, lajmet, multimedia, e të tjera, të cilat shfaqen përmes rrjeteve sociale, si: facebook, twitter, yahoo, etj. Pikërisht mediat sociale sot kanë bërë që në njërën anë informacioni të arrin për pak sekonda në skajin tjetër të botës. Kurse, në anën tjetër ky lloj virtualiteti ka bërë që njeriu dukshëm të pasivizohet, madje të krijon edhe një lloj varësie ndaj mediave të tilla. Sot pothuajse jo vetëm në nivel global, por edhe tek shoqëria kosovare, shohim se në kafiteri, pube të ndryshme, institucione publike, private, e të tjera, pothuajse pjesa më e madhe e shoqërisë përdorin mediat sociale dhe përmes një vrojtimi të thjeshtë mund të kemi rezultate mbresëlënëse nga përdorimi i tillë. Mirëpo, ajo vazhdimisht ngritë diskurs social në mesin e sociologëve është fakti ose hipoteza se Sa kanë ndikuar këto media në privatësinë individuale të njeriut?!

Hipotezat e tilla ende janë në nivel diskutimi në shumë shoqëri, marrë parasysh këtu edhe shoqërinë kosovare. Megjithëse, nuk janë të rralla rastet kur njerëzit janë ndje inferior dhe të pasigurt sa i përket privatësisë nga vet mediat sociale, sepse përmes tyre mund të shihet secili profil i individëve të targetuar, pastaj ka raste të cilat përmes profileve të rrejshëm bëjnë që të ketë polemika të ndryshme në shoqëri, duke postuar vend e pa vend në emër të personave të tjerë dhe e tërë vëmendja pastaj bie në ta. Sido që të jetë, rastet të cilat i ilustruam janë vetëm disa nga ato të cilat kanë ndodhur dhe ndodhin në vazhdimësi në shoqërinë kosovare qoftë nga grupet e ndryshme të hakerëve, qoftë nga persona të pa përgjegjshëm ose dikush tjetër dhe kjo pastaj paraqet edhe një pasiguri sociale tek individët të cilëve iu vjedhur identiteti virtual.

Me fjalë të tjera, mund të themi se çdo herë e më shumë ka rritje të vjedhjes së identitetit përmes mediave sociale të cilat përveç asaj që krijojnë një pasiguri sociale, ato keqpërdorin edhe privatësinë e individit e cila është garantuar akte më të larta ndërkombëtare, Kushtetutë dhe ligje të tjera. Kjo ndodhë po ashtu edhe për shkak të asaj që pjesa më e madhe e njerëzve, postojnë në media sociale informacione, statuse, pastaj fotografi familjare, ngjarje të rëndësishme, e të tjera. Postime, këto të cilat janë të lehta për të cenuar privatësinë dh në momentet që vjedhet identiteti i individit, atëherë qasja në informacionet private është më e lehtë për vjedhësinë.

 

Ndikimi i mediave sociale në privatësi

Ne e dimë që sot mediat sociale janë një rrjetëzim i fuqishëm i cili ka ndikuar që komunikimi të ketë një avancim më të lartë në raport me të kaluarën. Për këtë gjë, edhe qëllimi i tyre është fuqizimi i marrëdhënieve sociale midis njerëzve, megjithëse shpeshherë ato kanë pasur më shumë dëme se sa dobi, sepse kanë ndikuar edhe në shëndetin fizik, por edhe atë social dhe mendor të individëve, sidomos moshave të reja. Por, duke parë rritjen e përdorimit të tyre në mënyrë masovike, atëherë janë ngritur edhe shqetësime mbi keqpërdorimin e tyre.  Disa fakte flasin mbi mos vëmendjen e postimeve nga ana e të rinjve në mediat sociale, të cilat mund të keqpërdoren në mesin e adoleshentëve dhe të rinjve, si vijon:

 

 

Këto të dhëna të cilat në vazhdimësi publikohen nga ana e të rinjve janë të dhëna të cilat mund të keqpërdoren nga vjedhësit e identiteteve dhe si të tilla ato shkaktojnë probleme dhe pasoja të shumta në shoqëri, të tilla si: shantazhim – sidomos me rastin e informatave të cilat i posedojnë të tjerët, kërcënime, abuzime me foto ose mesazhe të cilat janë të ruajtura në mediat sociale, shpërfaqje të konflikteve, ngacmim seksual, pedofili, e të tjera.

 

Sugjerimet rreth postimeve që duhet ose jo t’i bëjmë

Deri më tani pamë disa nga ndikimet pozitive dhe negative të mediave sociale në shoqëri dhe ndikimin e tyre në jetën dhe privatësinë individuale të individit. Bazuar mbi tema të tilla, së fundi janë bërë shumë studime të cilat japin leksione se si duhet përdorur mediat sociale, duke marrë parasysh se i gjithë mjedisi social sot pothuajse ndërlidhet me to, si në shtëpi, punë, hapësira publike, komunikim me shoqëri, në shkollë e kështu me radhë.

Disa prej studiuesve janë të mendimit se gjatë përdorimit të mediave sociale, duhet të kemi kujdes në këto gjëra, si: “para se të postoni diçka në internet, mendoni se çka mund të bëjë një haker ose punëdhënës potencial me këto të dhëna. A munden që këto të dhëna të përdoren kundër jush në gjykatë?

Mos i jepni specifikat, mos shkruani adresën tuaj, datën e lindjes, emrat e fëmijëve, emrat e kafshëve shtëpiake, numrat e telefonit ose ndonjë numër llogarie ose informacion financiar të çdo lloji. Ju me të vërtetë nuk duhet të postoni edhe fotot e fëmijëve në internet. Mos i tregoni botës se po shkoni me pushime! Ose nëse shkon për darkë apo plazh dhe nuk do të qëndrosh në shtëpinë tënde për disa orë, pse do t’ua lejonit vjedhësve potencial që të dijë se sa larg jeni? Nëse ju lejoni fëmijët tuaj të përdorin mediat sociale, ju duhet të monitoroni çdo aspekt të aktiviteteve të tyre në internet. Merrni softuerët për mbrojtjen e familjes dhe merrni kontrollin e përdorimit të internetit të fëmijëve tuaj, etj” (https://www.huffingtonpost.com/robert-siciliano/social-media-privacy-and_b_245857.html).

Këto sugjerime, por edhe sugjerime të tilla konsiderojmë se janë mese të nevojshme për shoqërinë kosovare, në një kohë kur kemi sulme të shumta kibernetike dhe madje këto sulme shpeshherë janë cilësuar nga autoritetet ndërkombëtare si të rrezikshme dhe me pasoja të pa parashikuara. Prandaj, mediat sociale përderisa kanë bërë që sot shoqëria të përfiton në aspektin e eksplorimit të botës virtuale dhe njohjen me botën e kulturave të tjera. Në anën tjetër, çështja e sigurisë së identitetit është bërë një ndër rreziqet globale që vjen si pasojë e mos vëmendjes të vetë individëve të cilat postojnë dhe japin informacione personale për publikun e gjerë dhe të cilat shpeshherë të njëjtat keqpërdoren nga vjedhësit e identiteteve. /tesheshi.com/