Auto Dak
Auto Dak

Nga Ermir HOXHA: Një kritikë për Elvis Naçin

Këto ditë është riaktivizuar një sulm ndaj Elvis Naçit, një imam i njohur i Tiranës, bërë më i njohur vitet e fundit nga një mision i tij human në ndihmë të nevojtarëve të gjithëllojshëm, duke patur në krah një tjetër figurë të njohur publike, simpatike po ashtu, Sidrit Bejlerin. E ka sulmuar deri më tani Mustafa Nano, që edhe pse privatisht ka marrë prej Naçit respekt maksimal paçka ofezave publike, kjo nuk e ka penguar Muçin që t’i hyjë në gjoks Naçit, referuar përlotjeve të tij në ligjërata, për të gjetur aty gjurmë mashtrimi. Lehtësia me të cilën arrin në përfundime frojdiane rreth ligjërimit imamor të tij, më shumë se tejkalim etik, është një njollë në personalitetin gazetaresk.

Elvis Naçi është prej vitesh një nga emrat klerikalë më të njohur në bashkësinë muslimane të Tiranës, a me tej Shqipërisë, e deri në trojet shqipfolëse tej kufirit, me notën e vlerësimit që ia ka vënë një komuniteti caktuar me të cilin merr e jep, pa patur as më të voglën dritë-hije në kualitetin e tij njerëzor, përfshirë dhe rolin si udhëheqës fetar.

E çfarë po ndodh me të, tashmë që është një figurë publike me impakt të lartë, edhe nga sensiteti i pozitës si në shërbim të nevojtarëve, e bën atë të jetë në shënjestër të atyre, të asaj kategorie individësh, që e kanë si sport për të gjetur “qimen në qull”, ku në çdo të pozivitet shoqëor të gërrmojnë për të gjetur mashtrimin, komplotin, “djallin nën raso”.

Shkak për sulmin e fundit ndaj Naçit, i kufizuar fatllumturisht vetëm në një skotë njerëzish që nuk gjejnë paqe me veten e jo me të tjerët, u bë një shkrim portali, prej atyre periferikëve pa asnjë rrezatik mediatik, që pretendonte se kish gjetur “skandalin e shekullit” të një proces blerjeje nga ana e imamit të një shërbimi spitalor, ku shifra 350 mijë euro përkthehej si një aferë okulte. Ndërkohë, ajo ish marrë nga një dokument krejt legal. Pra, Naçi nuk ka fshehur asgjë.

Logjika më e thjeshtë: patjetër që ai qarkullon fonde, sepse natyrshëm që çdo zgjidhje halli kërkon para. Patjetër që do avancojë dhe në projekte, për ta bërë më dinamike dhe më të efektshme shërbimin ndaj hallemëdhenjve, dhe e gjitha kjo shoqërohet me veprime, akte, lëvizje, strategji e synime poashtu, të shoqëruara të gjitha nga paraja. Dhe Naçi është në rolin e një menaxheri të ardhurash nga zemërmëdhenjtë, destinuar për hallemëdhenjtë, të cilëve, ai ka vendosur t’i kushtohet. Zgjedhja është e tij dhe brenda gjoksit të tij. Ashtu siç është zgjedhje që dikujt të mos i pëlqejë kjo që bën imami i Tabakëve, mos i pëlqejë dhe vetë imami, për ngjyrën e syve, modelin e flokëve apo stilin e veshjeve. Por shijet apo preferencat tona nuk përcaktojnë të vërtetën e gjërave.

Nëse shihet më vëmendje e ftohtësisht dokumenti i bujshëm i publikuar nga portali në fjalë, ai nuk pasohet me ndonë akuzë konkrete, pra me ndonjë definicion se për ç’është fjala; shkelje ligji a çfarë? Shkrimi ngjan me një cmirëzi, një pandjeshmëri gazetareske, një aprofesionalizëm gjithashtu, pasi më e pakta duhej kontaktuar vetë Naçi për të ofruar arsyetimin e tij.

Vjen më pas dhe një shfrim prej budallaqeje e një anonimeje në media, që trashësisht në terma profesioni, cilësohet si “moderatore e njohur” nga disa portale të gjurrulldishme.

Janë me qindra njerëz që kanë zgjidhur një hall a brengë te Elvis Naçi, e kjo i mjafton shoqërisë për të qëndruar në këmbë moralisht. Elvis Naçi është i lirë të bëjë tregëti, biznes, të fitojë e ta gëzojë jetën, e kjo vlen më tepër kur ai e ndan pasurinë me të tjerët, të pamundurit. Të tillë patçim sa më tepër. Madje këtë doja uroja: që Zoti t’ja shtonte të ardhurat, edhe me biznese nëse do mundej, për t’i çuar atje ku dhe Zoti do ishte i kënaqur.

Një vërejtje do kisha: mos përbetohet se nuk do merret më politikë. Të merret që ç’ke me të nëse ka diçka për t’i dhënë shoqërisë, e nëse e ndjen veten të aftë për këtë; majtas, djathtas apo në qendër. Krah do i bëhesha! /tesheshi.com/                                                                                     

auto pjese dak

Related posts