Auto Dak
Auto Dak

Nga Ermir HOXHA: Gjenialiteti i munguar i Ramës në ekonomi dhe ç’e këshillon një gjenial afër tij

Debati mbi qeverisjen e Ramës, cilësisë së saj, është dhe duhet të jetë vetëm ekonomik. Përvoja postkomuniste, na ka treguar se ekonomia, thënë më qartë sasia e parave në xhepat e njerëzve, ka qenë përcaktuese në entuziazmin apo pesimizmin shoqëror.

Ka qenë bash ekonomia ajo që Nano e Berisha, dy ish-kryeqeveritarët më pak ose aspak reformatorë, madje dhe gjurmëlënës negativë në shumë sektorë, e ku veçon drejtësia, gëzojnë, paradoksalisht, statusin e të qënit në krye të vendit në epokat më të mbrothësuara ekonomikisht të asaj që ne ndryshe i themi tranzicion. Berisha madje në dy raste: në vitet si president e më pas si kryemnistër, e Nano në vitet si kryeministër, sidomos në mandatin e dytë. Pse? Reformatorë, gjenialë në skema e praktika? Jo! Thjesht shfrytëzues të një konteksti zhvillimor jashtë tyre, pa rolin e tyre. Sepse, sado të paaftë të kenë qenë në stil qeverisës, sado pa asnjë vizion ekonomik me efekt afatgjatë(siç) – kërkoni po të doni ndonjë reformë prej tyre që ne sot u marrim frytet e do shihni se nuk kanë asnjë – ata nuk e ndalnin prurjen e parave në shumë drejtime. Mjaftojnë si shembull remitancat e emigrantëve apo pensionet greke në jug të vendit. E nga ana tjetër, meritë apo më saktë fat i tyre kanë qenë privatizimet e mëdha (fundi i mandatit të Nanos që ia la arkën e shtetit plot Berishës në 2005). Futet gjithashtu dhe faktori boom i kredive në mesin e viteve 2000 me shkelje dramatike të ligjeve bankare, por që hodhi para në treg, si dhe boom-i i ndërtimit po ato vite. Ishte dhe Lazarati, sigurisht. Por ato kohëra nuk janë më sot. Atë kohë as Gjermania nuk ishte kjo që është sot, ku askujt nuk i shkonte ndërmend të ikte atje, pasi tregu gjerman nuk kërkonte fuqi punëtore, gjë që u shfaq në 2013 – 2014, pasi gati katër mandateve të Merkelit. E jo vetëm Gjermania; as Europa nuk ishte kjo e sotmja, ekonomikisht po e po, e sigurisht dhe politikisht. Ishin, thënë me fjalë të tjera, kohëra më të arta.

Sot Shqipëria ka humbur një pjesë të atyre burimeve, jo nga faktori njeri por më së shumti nga faktori kohë, faktori kontekst. Shqipëria sigurisht është më e mirë se ajo e para 10 apo 15 viteve, në shumë drejtime, veç në ekonomi jo. Ekonomikisht ka qenë një tjetër kohë, shumë më e mirë, me plot entuziazëm shoqëror, edhe pse dhe atëherë ekzistonte korrupsioni, se drejtësia shitej e blihej, se krimi ishte i lidhur me pushtetin, apo se kjo klasë politike duhej të ikte, një narrativë kjo që është bërë më e fortë, por që ka ekzistuar dhe ato kohëra jo fort të largëta. Ndryshimi: atëherë kishte para e jo rrjete sociale, e sot është e kundërta. Po, duhet potencuar një kontekst i ri nga rrjetet sociale, prej të cilave njeriu furnizohet vetëm me dëshpërim, edhe sikur punët t’i venë mbroth. Dhe pra, Ramës i ka takuar të qeverisë në këtë kohë, ku nuk guxojmë të themi se është “njeriu i duhur”, por nuk mundet dot të mos themi se gjendet në “kohën e gabuar”.

Sigurisht që është udhëheqësi me reformator, në kuptimin e “të hyrit me kazëm” në shumë sektorë, pa u ditur ende se ç’produkt do sjellë në kohë, por që

në planin ekonomik ka një mungesë gjenialiteti të theksuar, të tij apo të ekipit të tij në sektorin përkatës. Duket sikur është injorues ndaj faktit se sasia e parave ne xhepat e shqiptarëve e jo rilindja urbane fjala vjen, janë përcaktuese në suksesin e tij qeverisës.

Fieri i sotëm (po marrin Fierin si shembull, pasi përbën qytetin simbol të shndërrimit urban vitet e fundit), nuk ka asnjë lidhje me të djeshmin me një qendër në kaos urban, e me Gjanicën që qelbej duke i kaluar mespërmes. Por nëse fierakët kanë më pak para se dje, Fieri fantastik i sotëm, është më keq se Fieri katastrofik i djeshëm. Kjo vlen dhe në një plan më të gjerë, edhe për qytete të tjera, pse jo për të gjithë Shqipërinë, e cila sot është ku e ku nga infrastruktura e estetika urbane me Shqipërinë e djeshme, por që, me më pak para në xhepa, ngjan më e trishtë. Dhe këtu del në pah gjenialiteti i munguar i Ramës, e para në të moskuptuarit, ose në mosdashjen e të kuptuarit se përse Shqipëria e sotme ngjan më keq se djeshmja ndërkohë që është më e mirë(siç dhe ai e potencon me të madhe), e më pas në injorimin e xhepit si përcaktues në ndjesitë publike mbi një Shqipëri më të keqe apo më të mirë. Ne sot gjykojmë Ramën, cenet e tij, themi që është autokrat apo arrogant, ngase na ka lanë pa para. Po të ishte e kundërta, nuk do merreshim qoftë dhe me mjekrën e tij e cila na ngjan sfiduese. Kështu ndodhi dhe me “Berishën  e parë”. Deri në janar të ’97-ës, sa njerëzit kishin para në xhep, ai ishte i duhuri për të qeverisur vendin, por më pas, kur xhepat nisën të zbrazen, ai u kthye brenda natës nga engjëll në djall.

Për t’ju kthyer Ramës, ai sot mbron shumëçka nga stili i tij qeverisës, ku veçon Reformë në Drejtësi, por në narrativën e tij sfiduese ndaj kritikave nuk mundet ende të thotë se cili ka qenë gjenialiteti i tij ekonomik dhe ç’shenja reale ka dhënë në 6 vite. Nuk i jep përgjigje dhe një pyetje që në fakt nuk ia bën askush, nuk i bëhet në as një studio; ajo se si mund të ketë rritje ekonomike me largimet në masë, ku e para pakësohet fuqia blerëse dhe e dyta largohet mendja krijuese dhe potenciali investues? Tjetra: si mund të pretendohet rritje ekonomike me kuotat më të ulëta të entuziazmit shoqëror, një term që pak ose aspak përdoret në narrativën ekonomike e sociale? Cila është zgjidhja gjeniale për këto realitete? Cili qe gjenialiteti që la pas ministri Ahmetaj, i zgjedhur ai për sfidën e vështirë të ringjalljes së ekonomisë pas rënies në kuadër të krizës globale? Cili është gjenialiteti i pasardhëses së tij Denaj?

Një ashpërsi pa urtësi në formalizimin e ekonomisë ndërkohë që ajo ende vuan anemizmin pa shenja rikthimi në shëndet, nuk ka kurrfarë gjenialieti.  Përkundrazi. Sepse siç shihet e perceptohet me sy të lirë, ka një disbalancë mes shtrëngesës fiskale dhe entuziazmit ekonomik të individit. Që do të thotë: të gjitha forcat për arkën e shtetit, shumë pak për xhepin e individit.

Kohë më parë, doli në media një frazë e Berishës kur ai qeveriste, zbuluar si detaj nga një zyrtar i PD-së, sipas së cilit ish-kryeministri kërkonte që të kishte lëshime ndaj individit në raport me detyrimet fiskale. Ajo, nga disa media u servir si skandal. Në fakt nuk kishte asgjë për skandal. Berisha, edhe pse gabonte si shtetar në këtë rast, ai mendonte drejt në një logjikë ekonomike. Për njeriun (e jo vetëm për shqiptarin), sido-sido, është e rëndësishme të ketë para në xhep. Dhe paraja në xhepat e individit shkon kur nuk ecën me kredon që “të bëj shtet”, por “të bëj treg”. Këtë ia sugjeron Ramës një mik i tij me gjenialitet të provuar në bujqësi, duke i thënë se “shtet bëri dhe Enver Hoxha. Çështja është se kush bën treg”. Dhe projekti i “100 fshatrave”, nuk mjafton për të qenë gjenialë në këtë pikë, me finale: një shtet me arkën plot por xhepat e qytetart bosh, nuk është shtet! /tesheshi.com/                                                            

auto pjese dak

Related posts