728 x 90 Leaderboard

Nga Enklid PELARI: LGBT, komuniteti i paradokseve

…nëse deri dje ankohej LGBT nga ne, sot jemi ne ata që kërkojmë të mbrohemi nga LGBT…

Kohët e fundit e gjithë shoqëria jonë është përfshirë nga debati i vajtjes së komunitetit (pa komunitet LGBT) në shkolla. Si gjithmonë edhe kësaj here është po ky komunitet që e hap këtë debat për të legjitimuar një lëvizje tinzare të vetën pasi e ka bërë fakt. Në fakt, LGBT si komunitet ngrihet mbi bazën e disa paradokseve të mëdha logjike, ndër më kryesoret sendërtohet në pyetjen: Çdo akt i devijuar seksual mund të kryhet shumë mirë në fshehtësi, pasi seksi në vetvete është intimitet. Atëherë çfarë nevoje ka që të luftohet kundra një diskriminimi të cilin askush nuk e diskriminon dot po nuk u bë publik?

Meqë ky komunitet e bën publik preferencën e vet seksuale duke krijuar debate të stisura dhe jo të nevojshme, pasi shoqëria shqiptare nuk e ka një komunitet të tillë që të jetë një çështje me interes të lartë publik; por edhe nëse do të ishte një komunitet i mirëfilltë (edhe ky paradoks më vete është), atëherë mospasja nevojë e shkaktimit të kësaj kakofonie publike rreth këtij fenomeni pa dyshim që të çon në rrjedhën logjike se nuk kemi të bëjmë me një lëvizje sociale të natyrshme, por me një axhendë të mirëmenduar dhe planifikuar më parë strategjikisht. Kështu natyrshëm dolëm tek paradoksi dytë.

Paradoksi tretë ka të bëjë me atë se axhenda LGBT kësaj here nuk na instrumentalizoi vetëm ekranet dhe gazetat, por na u fut edhe në shtëpi duke na rrëmbyer investimin më të vyer të jetës sonë: fëmijët. Askush në shoqëri nuk i diskriminon LGBT-të; të paktën ajo çka prevalon në shoqëri pasi çdo rregull ka përjashtim dhe kjo për logjikën e thjeshtë që thotë se të refuzosh të shoqërohesh me një LGBT-istë nuk është diskriminim por e drejtë zgjedhje, ashtu siç dy militantë partish rivale nuk e preferojnë shoqërinë e njëri-tjetrit, apo ashtu siç një intelektual nuk preferon të shoqërohet me një njeri të pashkolluar, etj. Pra ndarja e shtresave sociale është kundra argumenti saj. Rrjedhimisht, anëtarët e LGBT-së në Shqipëri gëzojnë të drejta si çdo anëtar tjetër i saj, pasi nga pikëpamja morale ata janë mëkatarë po si ne, mirëpo me një dallim të qartë: ne për gabimet a mëkatet që bëjmë jemi koshientë dhe nuk ia imponojmë shoqërisë si metodë jetese, ndërsa komuniteti LGBT duke viktimizuar veten i lejon vetvetes që të sulmojë vlerat e çdo shoqërie në mënyrën më agresive të mundshme (Lexo: propaganda, arsimi dhe ligji) çka gradualisht ia imponon të gjithëve vetveten si metodë e suksesshme jetese, pasi -siç thonë edhe vet ata së fundi- LGBT-istë janë njerëzit më të suksesshëm sot në botë.

E gjitha kjo na bën dëshmitarë të faktit se nëse ne deri dje kishim një komunitet LGBT që ankohej nga ne, sot jemi ne të gjithë shqiptarët që po ankohemi nga okupimi që i ka bërë komuniteti LGBT vendit tonë, parlamentit, diskursit publik, madje së fundmi edhe shkollave të fëmijëve tanë. Kjo pasi axhenda LGBT me anë të përdorimit të kanaleve të komunikimit masiv e ka kapur ‘’shah-mat’’ shoqërinë shqiptare, sidomos konservatorët e vlerave familjare, duke mos ju lënë atyre mundësi reagimi, por thjesht servirjen si fakt të kryer të ligjeve pro-tyre apo të prezencës së tyre nëpër ente arsimore apo institucione shtetërore pa pyetur askënd nga prindërit. (Mua fjala bie që kam djalin në klasë të pare, askush s’më ka pyetur. Po ty?)

Në fakt ky nuk është fenomen vetëm shqiptar, pasi axhenda LGBT gjen sukses në vendet e botës së tretë dhe të cilat demokracinë e kanë të brishtë, pasi simptomë e këtyre shoqërive është fakti se targetet sociale të shoqërisë janë të papërgatitura përballë mekanizmave demokratik të reagimit siç janë konservatorët. Fjala vjen, sot në Amerikë gjejmë se presidenti saj Trump ndalon transvestitët që të penetrojnë në ushtri, ndërsa në Shqipëri ata penetrojnë në arsim dhe tek të miturit me përkrahjen e ambasadorit të Trump-it.

Edhe këtu ka një paradoks të madh logjik. Por për mos t’i hyrë detajeve, këtij “pseudo-komuniteti’’ i cili ngrihet mbi shumë paradokse dhe që vepron në mënyrë të fshehtë e tinzare i bëjmë një pyetje: nëse deri dje ju me anë të lobimit luftuat dhe miratuat një ligj që ju mbron me polici nga diskriminimi publik apo privat, nëse sot keni hyrë tek të miturit dhe po rrëmbeni vlerat morale të fëmijëve shqiptar, nesër kush do ju ndalojë që të na imponoheni si metodë jetese me anë të kapjes së kapilareve të politikbërjes, siç shohim p.sh. që kryeministrja e Serbisë është një lesbike?

Praktika e juaj dëshmon se axhenda juaj nuk ndalet por vetëm evoluon çdo ditë në mënyrë të nëndheshme duke uzurpuar korruptivisht çdo kapilar të shoqërisë, aq sa vjen një ditë dhe ne na duhet që të votojmë një homoseksual apo lesbike, të dëgjojmë të këndojë një transvestit dhe të na i edukojë fëmijët tanë një biseksual? Siç e shihni tanimë jemi ne ata që na duhet të krijojmë një axhendë për t’u ruajtur nga ‘’bulizmi’’ juaj agresiv dhe imun me forcën e ligjit. /tesheshi.com/

 

 

Related posts