Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

OPERACIONI/ Nga Ekuadori në Emirate, goditet karteli shqiptar i drogës: kush është koka dhe kush të arrestuarit

Policia njoftoi goditjen e një karteli të madh droge me drejtues shqiptarë, në një operacion ndërkombëtar, ku në pranga janë vënë disa nga krerët e trafikut. Raportohet se karteli drejtohet nga Dritan Rrexhepi, i njohur si porositësi  i rrëmbimit, e më pas ekzekutuari i Jan Prengës.

Njoftimi i Policisë thotë se “operacioni ndërkombëtar antidrogë i koduar “LOS BLANCOS”, u shtri në disa shtete, si Itali,  Shqipëri, Belgjikë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermani, Greqi, Holandë, Rumani, Hungari dhe Ekuador.

Si rezultat i operacionit, në Tiranë, Vlorë, Lezhë e Durrës, janë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi, 5 të kërkuar, konkretisht:

Në Tiranë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasi G. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, Gjykata e Firences, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”,  për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Në Vlorë janë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasit E. J., 27 vjeç dhe J. Ll., 31 vjeç, pasi Gjykata e Firences, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Në Durrës është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi, shtetasi R. I., 33 vjeç, pasi Gjykata e Firences, Itali, i caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”.

Në Lezhë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasi V. L., 40 vjeç, pasi Gjykata e Firences Itali, e ka dënuar me 24 vite burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi drogat“.

Gjatë operacionit, Skuadra Mobile e Firences dhe Shërbimi Central Operativ i Policisë, në bashkëpunim me skuadrat e tjera kompetente lëvizëse, organet e policisë të shteteve të Bashkimit Evropian në fjalë dhe Policinë e Shtetit shqiptar, kanë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për 30 shtetas, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Nga hetimet ka rezultuar se një shtetas shqiptar drejtonte një kompani të quajtur “KOMPANIA BELLO”, që merrej me importimin e ngarkesave të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut, të financuara nga grupe të rëndësishme të trafikantëve të drogës që veprojnë në të gjithë Evropën.

Hetimet kanë nisur në vitin 2015 dhe gjatë kësaj periudhe janë mbi pesë milionë e gjysmë euro dhe pothuajse 4 tonë kokainë që janë kapur dhe sekuestruar nga Policia”.

Por kush janë të arrestuarit emër e mbiemër?

Në Vlorë janë kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasit Elvis Jaupaj dhe Jorin Llambro, në Durrës është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi, shtetasi Rexhino Ibrahimi  ndërsa në Lezhë është kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimi shtetasi Vladimir Lesaj.

Dhe thuhet pra, se ky kartel drejtohej nga Dritan Rrexhepi, i cili ndodhet në burg në Ekuador. /teshesh.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts