Auto Dak
Auto Dak

Nga ç’druhen gjermanët? Autoritetet rrisin furnizimet me tableta jodi

Autoritetet gjermane po rritin furnizimet me tableta jodi që mund të ndihmojnë qytetarët në rast të një incidenti bërthamor.

Zyra gjermane për mbrojtje nga rrezatimi konfirmoi se ka urdhëruar 189.5 milion tableta jodi “për të siguruar shpërndarje të sigurt dhe masive në rast të një krize radiologjike ose bërthamore”.

WDR, e cila ishte e para që raportoi një rritje të sasisë, deklaroi se sasia e tabletave të porositura ishte katër herë më shumë se stoku aktual.

Nëse merret menjëherë pas një incidenti bërthamor, tabletat e jodit mund të parandalojnë kancerin e tiroides.

Pas katastrofës në termocentralin bërthamor Fukushima të Japonisë në 2011, Gjermania ka rishikuar udhëzimet për menaxhimin e problemeve të energjisë bërthamore.

Ndërsa Gjermania planifikon të ndërpresë të gjitha termocentralet bërthamore deri në vitin 2022, disa nga fqinjët e saj, përfshirë Belgjikën, Francën, Zvicrën dhe Republikën Çeke, do të vazhdojnë të përdorin reaktorë bërthamorë. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts