Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Nga Besim LIMANI: Hija e Rrahman Morinës në të sotmen e Kosovës

Sa për ilustrim, para 30 viteve, me 23 mars të vitit 1989, në një mbledhje të Kuvendit të Kosovës, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve dhe me një trysni ndaj deputetëve të Kuvendit, u ndryshua Kushtetuta e vitit 1974, u suprimua autonomia e Kosovës në Federatën Jugosllave, duke e lënë kështu Kosovën si pjesë përbërëse në kuadër të Serbisë.

Si rrjedhojë filluan masat represive ndaj popullsisë së Kosovës me ndihmën e ushtarëve dhe policëve serbë të ardhur nga Serbia. Kaqusha Jashari në atë kohë dha dorëheqje. Ajo ishte liderja e Partisë Komuniste të Kosovës, ndërsa Rrahman Morina zuri vendin e saj. Ai ishte një mbështetës dhe përkrahës i idesë së i Millosheviçit për suprimimit autonomisë.

Tani, në periudhën që po jetojmë sikur po na kujton dhe po na frikëson një ndryshim i imponuar i vullnetit të popullit, përsëri nga një trysni e një marrveshjeje “në dobi të Kosovës”. Të paktën kështu e argumentonin edhe atëherë Rrahman Morina dhe bashkëmendimtarët e tij.

Shpresa akoma ekziston, por rrjedhja e ngjarjeve po shkon në atë drejtim!

Pse kemi frikë, pse po nga ngjallen kujtime të tilla?

E gjithë kjo ka si pasojë e votimit të një marrveshjeje që po favorizohet nga Presidenti Thçi dhe Isa Mustafa me iniciativen e përfaqsuesit të SHBA-se z. Grenell, përsëri me Serbinë dhe e cila mund të ketë pasoja për Kosovën. Kjo marrëveshje po na zgjon dyshime se jo gjithçka do të rrjedh në favor të interesave të Kosovës dhe popullit të saj.

Atëherë kishim një person që pas masave antikushtetuese dhe represive u vu në zbatim të urdhërave nga Serbia, kishim një udhëheqës shqiptar siç ishte Rrahman Morina, e i cili nuk punonte me kokën e vetë. Madje flitej sa kishte një dosje të hapur në polici. Njeri i shantazhuar!

Në politikë jo pak herë përdoren metoda të tilla për të shantazhuar politikanë të ndryshëm, e këtë po shohim edhe në ditët e sotme. Zatën kjo ka ngritë edhe teori që vë në mëdyshje sinqeritetin dhe besueshmërin e politikanëve të sotëm.

Fatkeqësisht, politikanët e Kosovës që kanë udhëhequr në periudhën e pasluftës e kanë humbur besimin në popull dhe nuk gëzojnë më as më të vogën mbështetje dhe autoritet. Mirëpo këta nuk janë duke e vërejtur këtë realitet; sa më parë që të vetëdijsohen, aq më shpejt do të qetësohet skena politike e Kosovës.

Për më tepër, marrëveshja për përfundimin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë (mbase me pasoja të ndryshimeve territoriale) e cila po pritet të arrihet. Ekziston një presion i madh ndërkombëtar, ku disa po e lidhin me afatin e zgjedhjeve në SHBA.

Kronologjia e zhvillimit të ngjarjeve në fakt po na çon në një teori të tillë, duke u bazuar edhe në disa debate dhe diskutime në disa konferenca të ndryshme edhe nga zyrtarë kosovarë e serbë. Shpresojmë që rrjedha e kësaj situate të marrë rrugë të zgjidhjes dhe shpresës në favor të popullit të Kosovës. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com