Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Nga Besim LIMANI: Ҫka të mësojë Albin Kurti nga Bruno Kreisky e shqiptarët nga austriakët

Bruno Kreisky ishte njё ndёr udhёheqёsit mё tё suksesshёm tё qeverisë së Austrisë që nga përfundimi Luftës së Dytë Botërore e deri më tash.

Ai qeverisi suksesshёm Austrinё nga viti 1970 deri në vitin 1983, duke fituar me shumicë absolute tri palё zgjedhje. Ai e morri udhëheqësinë nё kohё tё vështira pёr popullin dhe shtetin austriak.

Në atë kohë, Austria kishte shkallё tё lartё tё papunësisё dhe nivel tё ulёt tё zhvillimit social, dhe ekonomik. Kreisky me politikat e tij nё reformimin e sistemit edukativo-arsimor, social dhe atë ekonomik arriti ta zhvillojё Austrinë nё njё nivel që i pёrafrohej shteteve të zhvilluara perëndimore. Pёrkundёr rritjes sё shpenzimeve shtetërore, me ndihmёn e instuticioneve financiare, kancelari Bruno Kreisky arrijti tё ndёrtojë njё shtet social, tё ulё papunësinë nё nivel minimal dhe krahas kësaj tё zhvillojë ekonominë e vendit.

Motoja e tij ishte:”Pёr mua ёshtё më mirё t‘i kemi disa miliarda borxhe, se sa t’i kemi disa qindra mijёra të papunё” (Mir sind ein paar Milliarden Schilling Schulden lieber als ein paar hunderttausend Arbeitslose).

Bruno Kreisky para se ta merrte udhëheqjen pёrgatiti njё program reformues me moton “Pёr njё Austri modern”, e njohur si “Kampanja e 1400 ekspertёve”. Nё atё program u vunё themelet e politikave ekonomike, sociale, tё drejtёsisё dhe arsimit, tё cilat mё vonё, nё periudhёn e qeverisjes sё tij do tё implementoheshin.

Ҫka mund tё mёsojë Kosova, nё kёtё rast kryeministri nё ardhje Albin Kurti nga koha e kancelarit austriak Bruno Kreisky?

Duket se ndryshimi i sistemit aktual shtetëror kosovar nga ai liberalo-ekonomik nё atë social do tё ketё shumё sfida. Nё kёtё rast, Kosova dhe sistemi i saj politik kanë nevojë pёr shembullin dhe pёrvojat e zhvillimit tё shteteve qё kanë kaluar nёpёr faza e situata pёrafёrsisht tё njëjta. Njё situatë tё tillё ka kaluar edhe shteti i Austrisё nё kohёn e kancelarit Bruno Kreisky.

Momentumi dhe gjendja aktuale e Kosovёs i ka specifikat dhe karakteristikat e veta, qoftё politike, ekonomike, sociale, historike apo regjionale, por nёse merren parasysh kёta shembuj nё mёnyrë krahasuese e jo copy-paste, mund tё nxirren mёsime dhe pёrvoja tё dobishme pёr tё kapёrcyer gjendjen e dёshpëruar nё tё cilёn gjendet shteti dhe populli i Kosovёs.

Vullneti dhe dёshira ekziston, mundёsia pёr tё arrituar njё ndryshim tё suksesshёm është prezente, por edhe sfidat gjatё kёsaj rruge do jenё tё mёdha dhe të paevitueshme. Pra, kёrkohet vullnet, pёrkushtim dhe energji nё arritjen e qёllimit tё zhvillimit nё njё stad tё kënaqshёm relativ. Kërkohet edhe bashkëpunim ndërmjet tё gjitha grupeve tё interesit shoqёror, besa edhe ndërmjet edhe atyre politik nё mёnyrë qё tё arrihet sa mё lehtё e mё shpejtë ndryshimi i shumëpritur nё Kosovёs.

Sido qё tё jetё, ka mjaft shembuj të pёrvojave tё sheteve qё kanë kaluar nёpёr situata tё komplikuara dhe ia kanë arritur t‘i tejkalojnё ato me sukses. Nuk jemi ne të vetmit.

Analizimi  dhe marrja mësim me vetëdije e jo duke pasuar verbërisht do të ndikonte dukshëm nё pёrmirësimin sa mё tё shpejtё tё gjendjes socio-ekonomike, në kthimin e sundimit të ligjit dhe pakësimit të korrupsionit. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts