Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Nga avioni te treni, Grenell: përparim në rikthimin e trafikut hekurudhor midis Serbisë dhe Kosovës

Përfaqësuesi Special i Presidentit Trump, Richard Grenell, tha të hënën se ishte arritur përparim në përcaktimin e detajeve mbi rikthimin e linjës hekurudhore Beograd-Prishtinë, e cila u diskutua në Berlin.

“Është arritur përparim i mirë këtë mëngjes në Letrën e Qëllimit për bashkëpunimin hekurudhor”, tha ai në një prononcim për AP, duke përmendur se bisedimet kishin qenë aq mirë sa që dhe çështjet e tjera ishin diskutuar, por nuk specifikonte se cilat.

Grenell tha se puna për plotësimin e Letrës së Qëllimit për krijimin e trafikut hekurudhor do të vazhdojë përmes postës në javën e ardhshme.

Lidhja e infrastrukturës Serbi-Kosovë ishte një nga temat kryesore të bisedimeve midis Presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe të dërguarit Richard Grenell në Beograd të premten, kur diplomatët amerikanë njoftuan se detaje të marrëveshjes për rinovimin e shërbimeve hekurudhore do të diskutoheshin në një takim në Berlin të hënën.

Grenell vuri në dukje se SHBA dëshiron që të dy palët të përqëndrohen në ekonomi, punë dhe prosperitet, si një rrugë për normalizimin e marrëdhënieve.

Grenell, i cili është edhe ambasadori amerikan në Gjermani, tha se marrëveshja për rindërtimin e trafikut hekurudhor midis Serbisë dhe Kosovës do të ishte e rëndësishme për të dy palët.

Vendosja e lidhjeve hekurudhore, tha ai, u bë përparësi pasi zyrtarët amerikanë ndërmjetësuan javën e kaluar në arritjen e një marrëveshje për të rivendosur trafikun ajror midis Beogradit dhe Prishtinës pas 21 vjetësh. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts