Neymar prezantohet te PSG: Nuk erdha në Paris për para, ja objektivat me klubin e ri…

Nuk erdha te Paris Saint Germain për shkak të parave. Kështu u shpreh ylli brazilian ndërsa u prezantua si futbollist i parizienëve, duke vendosur një rekord të ri në shumën e paguar prej 222 milionë euro për tranferimin e tij nga Camp Nou.

Neymar do të mbajë fanellën me nr 10, ndërsa klubi i PSG ka arritur të arkëtojë 10 milionë euro nga shitja e saj.

Në prezentimin e tij në sallën e konferencës  së Parq De Princue, braziliani shoqërohej nga numri një i PSG, Naser Al-Khelaifi. Sulmuesi ka shpjeguar arsyet se përse vendosi të largohej nga Barcelona, por edhe objektivat e tij me klubin e ri.

“Postimi e Gerard Pique, i cili është një mik i mirë i imi, shkaktoi jo pak zhurmë. i kërkova të mos e postonte, sepse ende nuk e dija se çdo të bëja.

Largimi nga Barcelona ka qënë një prej vendimeve më të vështira që kam marrë. Kush më njeh mua e di shumë mirë që nuk erdha këtu për shkak të pagës, sepse nëse do të ishte kështu mund të isha diku tjetër duke luajtur.

Çdo ditë pyesja zotin se çfarë duhet të bëja dhe besoj se kjo është rruga e duhur për mua. Parisi është një qytet i mrekullueshëm nuk gjej fjalë për ta përshkruar.

Pres me padurim momentin kur do të nis stërvijten me shokët e skuadrës ku sigurisht duam të fitojmë shumë tituj”, tha Neymar.

Ylli brazilian tha se dëshiron të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm me PSG, ndërsa një falenderim shprehu për shokët e tij te Barcelona.

“Dua të falenderoj përzemërsisht shokët e mi tek Barca, për bashkëpunimin që kemi patur përgjatë këtyre viteve. Gjithashtu dua ti shpreh mirënjohen time, Pastores, i cili numrin 10 që ai mbante vendosi të ma jepte mua. Ishte një surprizë e këndshme. Jam këtu jo vetëm për të fituar Champions League, por cdo trofe të mundshëm”, tha Neymar. /tesheshi.com/

 

Related posts