New York Times poshtëron “kryeministrin” italian: si Renzo Bossi, gënjeu për universitetin

E përditshmja prestigjoze amerikane ka goditur fort kandidatin e fituesve të zgjedhjeve për kryeministër, Giusepe Conte.

New York Times përgënjeshtron CV-në zyrtare të “profesorit”, duke shkruar se në arkivën e Universitetit të Nju Jorkut nuk ekziston asnjë amëz me emrin e Contes.

Por Lëvizja 5 Yjet e mbrojti menjëherë: “nuk ka bërë asnjë master në SHBA, asnjëherë”.

Në fakt e përditshmja amerikane ka analizuar thjesht curriculum-in e profesorit.

Jason Horowitz, korresponenti i NYT për Italianë ka bërë kërkimet e tij dhe në fund ka arritur përfundimin se: “Giuseppe Conte, potenzcalisht lideri i ardhshëm italian, ka shkruar se ‘perfeksionoi’ studimet e tij në New York University, por, kur pyetëm na u përgjigj: ‘një person me këtë emër nuk figuron në listën e studentëve në arkivat tona’”, theksohet në një twitt të gazetarit, i cili postin artikullin e tij të gjatë në NYT.

Por një agjenci italiane ka shkruar më pas se Conte ka kryer disa kurse verore në biblotekën e universitetit. Në CV-në zyrtare. Giusepe Conte shkruan se ka kaluar dy muaj në Universitetin e Nju Jorkut. 

Megjithatë, përtej polemikave, ende presidenti i Italisë nuk i ka dhënë dekretin për emërimin e kryeministrit të ri.

Ai zhvilloi konsultime me kreun e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit ndërkohë që pritet të takojë edhe opozitën.

Kjo situatë ka shkaktuar polemika e gallata në rrjet, pasi shumë vetë e krahasojnë me rastin e Renzo Bosit që mori diplomën e Kristalit në Tiranë. Opozita kërkoi menjëherë sqarime, kurse 5 Yjet sulmojnë SHBA: “duan të na diskretitojnë!”. /tesheshi.com/

Related posts