Auto Dak
Auto Dak

Netanjahu premton pushtimin e Bregut Perëndimor, reagime të ashpra nga këto shtete

Vendet arabe kanë dënuar planin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu ku parashihet të aneksohet një pjesë e Bregut Perëndimor.

Të martën, Netanjahu paralajmëroi se Izraeli do të aplikoj “sovranitet” mbi Luginën e Jordanisë  dhe pjesën veriore të Detit të Vdekur. Këto plane ai i shpalosi në kuadër të fushatës për të mbetur në detyrë pas zgjedhjeve që mbahen javën që vjen.

Por zyrtarë të lartë nga Jordania, Turqia dhe Arabia Saudite kanë kritikuar ashpër deklaratat.

Liga Arabe e dënoi këtë pretendim duke e quajtur “zhvillim të rrezikshëm dhe agresion”, ndërsa diplomati palestinez Saeb Erekat tha se një lëvizje e tillë do të ishte krim lufte dhe do të varroste shanset e paqes.

Ndërsa Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ajman Safadi, e quajti planin si “eskalim serioz dhe paralajmëroi se do ta çonte rajonin drejt një dhune të paparë.

Edhe Ministri i Jashtëm Turk, Mevlut Cavusoglu, e dënoi planin duke e quajtur “racist”, dhe e kritikoi Netanjahun për mesazhe agresive para zgjedhjeve.

Edhe Arabia Saudite e dënoi paralajmërimin përmes mediave shtetërore, duke e quajtur “eskalim shumë të rrezikshëm” dhe bëri thirrje për një takim të jashtëzakonshme të shteteve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik.

Cili është sfondi i problemeve të Bregut Perëndimor?

Lugina e Jordanisë dhe zona veriore e Detit të Vdekur përbëjnë rreth një të tretën e Bregut Perëndimor.

Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor, së bashku me Jerusalemin Lindor, Gazën dhe Lartësirat e Golanit, në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967. Ajo aneksoi Jerusalemin Lindor në vitin 1980 dhe Lartësirat e Golanit në 1981, megjithëse asnjë veprim nuk u pranua ndërkombëtarisht për disa dekada.

Administrata Trump tani ka njohur të dy aneksimet, duke rrëzuar politikën e mëparshme amerikane. Mbetet e paqartë nëse SHBA do të mbrojë një zgjidhje prej dy-shtetesh – një plan i cili ka mbizotëruar në përpjekjet e mëparshme diplomatike ndërkombëtare për të arritur paqen në rajon.

Fati i Bregut Perëndimor shkon në zemër të konfliktit Izrael-Palestinez. Izraeli ka ndërtuar rreth 140 vendbanime atje dhe në Jerusalemin Lindor të cilat konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts