Netanjahu përligj masakrën në Gaza: fajin e ka Hamasi!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mbrojtur vrasjen e rreth 60 palestinëzeve brenda një ditë, përfshirë dhe një foshnje dy muajshe, gjatë orëve që në Jerusalem hapej ambasada e SHBA-së.

Në një intervistë me CBS, Netanjahu përdori kartën Hamas për të përligjur vrasjet, të dënuar nga pothuajse e gjithë bota dhe trajtuar si një masakër.

“Eshtë Hamasi që shtyn drejt plumbave civilët, gratë e fëmijët, me qëllim që të ketë viktima. Ndërsa ne përpiqemi për të minimizuar humbjet”, tha shefi i qeverisë izraelite.

I pyetur nëse ushtarët izraelitë shkuan shumë larg me përdorimin e zjarrit vdekjeprurës, Netanjahu u përgjigj: “Unë nuk di ndonjë ushtri që të ketë vepruar ndryshe duke mbrojtur kufirin e saj nga njerëz që thonë ‘ne do të të shkatërrojme vendin tuaj’”. /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts