728 x 90 Leaderboard

Netanjahu dhe rabinët hebrenj: vende muslimane, gati ta na mirëpresin!

Javë më parë, kryeministri izraelit Benjamin Netanjau kreu një vizitë të tipit “historike” në Oman, një vend musliman ky që nuk e njeh Izraelin. Dhe tani “oreksi është hapur”. Burime izraelite thonë se Netanjahu po kontakton me vende të tjera gjithashtu muslimane në rajon, për të realizuar vizita të ngjashme. Por këto vende ende nuk përmenden se cilat janë.

Gazeta izraelite Yedioth Ahronoth përcjell fjalët e rabinëve, të cilët thonë se vendet e Gjirit kanë treguar gatishmëri për hapjen dhe vendosjen e marrëdhënieve me Izraelin para se të arrijnë një zgjidhje për çështjen palestineze.

Ai thotë se në të kaluarën, këto vende kanë argumentuar se marrëdhëniet zyrtare me Izraelin duhen krijuar pas marrëveshjes së paqes me palestinezët, ndërsa sot ata mjaftohen me fillimin e negociatave.

Rabini Marc Schneier, themelues dhe president i Fondacionit për mirëkuptim etnik – FFEU, organizatë jo-fitimprurëse me bazë në Nju Jork që fokusohet në përmirësimin e marrëdhënieve muslimano-hebreje, tha se kohët e fundit ka vizituar një numër të këtyre vendeve dhe se ka ndjerë ndryshime në qëndrimet e tyre karshi Izraelit.

Sipas tij, udhëheqësit e disa prej këtyre vendeve kanë konfirmuar se janë të gatshëm për një bashkëpunim dhe një kombinimi të mundshëm të pasurisë së Gjirit me progresin shkencor në fushën e teknologjisë, që do bënin të mundur kthimin e rajonit në më të suksesshminn në botë.

Schneier tha se ai beson se Bahreini do të jetë vendi i parë që do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin dhe se do të ndiqet më pas nga të tjerët.

Sipas tij, kërcënimi iranian ka çuar në një ndryshim në marrëdhëniet me Izraelin, për shkak të faktit që këto vende dhe Izraeli ndajnë mendimin se Irani është armik që kërcënon fatin e tyre. /tesheshi.com

Related posts