Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

“Nënë Tereza”, sqarim për të afërmit e irrituar të pacientëve: ndiqni rregullat pandemike!

Drejtoria e QSUT-së ka sqaruar të gjitha ata familjarë që kanë të afërmit e tyre të shtruar në Infektiv, se rrethanat nuk e lejojnë futjen e tyre në ambientet e brendshme.

“Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ u kujton familjarëve dhe të afërmve të qytetarëve të shtruar në Spitalin e Sëmundjeve Infektive, se ndodhemi në një SITUATË PANDEMIE! Kjo do të thotë që kërkohet përgjegjshmëri maksimale prej të gjithëve. Spitali i Sëmundjeve Infektive në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ është kthyer në spital Covid prej disa muajsh, që do të thotë se përveç pacientëve dhe personelit, ASKUSH TJETËR nuk mund të lejohet të hyjë. Kjo bëhet për të ruajtur shëndetin e të afërmve dhe familjarëve të pacientëve”, thuhet në sqarim.

Po si duhet vepruar?

“QSUNT ka vendosur në dispozicion një koordinator të posaçëm, në rastet kur familjarët kanë sende personale që duhet t’ua dërgojnë të afërmve të shtruar në Spitalin e Sëmundjeve Infektive. Për pacientët e shtruar, komunikimet e familjarëve me mjekun bëhen kryesisht nëpërmjet telefonit, për të evituar kështu  infektimin e tyre. QSUNT siguron të afërmit dhe familjarët e pacientëve, si dhe të gjithë qytetarët, se të shtruarit në Spitalin e Sëmundjeve Infektive po marrin shërbim mjekësor të pakursyer, nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve të palodhur të këtij spitali”, mbyllet sqarimi.

Më herët, edhe presidenti Meta kërkoi që kjo situatë të zgjidhet, referuar një dialogimi të tendosur mes dr.Piperos dhe disa të afërmve të të shtruarve.

“Familjarët e qytetarëve të prekur nga COVID-19 meritojnë të trajtohen denjësisht dhe të informohen me transparencë të plotë për shëndetin e të dashurve të tyre, të cilëve ju uroj shërim sa më të shpejtë. Pamjet shqetësuese të publikuara sot në media për grumbullime të shumta në ambientet e jashtme të Spitalit Infektiv në Tiranë kërkojnë reflektim të menjëhershëm“, shkroi Meta. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts