Nënat kanë të drejtë: mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës

Nënat kanë të drejtë. Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.

Ky është edhe konkludimi i një studimi të botuar kohët e fundit. Ky studim kishte për qëllim që të përcaktohet se çfarë efektesh kanë ushqimet në kohë të caktuara, dhe si ndikojnë në ndryshimet e indeksit të masës trupore (BMI).

Këtu janë disa nga gjetjet e studiuesve.

“Është treguar se njerëzit që zakonisht anashkalojnë mëngjesin kanë rrezik për rritje të obezitetit dhe sëmundjeve kronike të lidhura me të. Studimi jep këto dëshmi”, shkruajnë shkencëtarët e Providence Saint John’s Health Center në Kaliforni.

Ata arritën në përfundimin se nëse hani më rrallë, por pa anashkaluar mëngjesin, do të keni mundësi të humbni më shumë peshë.

Studimi vë në pah se vetëm 5% e atyre që hanë një mëngjes të “bujshëm” me proteina dhe fibra kanë probleme me diabet. Llogaritet se tek personat me mbipeshë, çdo i dyti përballet me probleme të tilla.

Personat që zhvillojnë aktivitete fizike e dinë mirë rëndësinë e mëngjesit.

Në fakt, studiuesit në fjalë e përshkruajnë vaktin e mëngjesit si një gjenerues energjie që mund të zgjas deri në mes të ditës.

Ndërkohë, pas vaktit të drekës, kur energjia është në rënie, preferohen mes vakte të lehta që nuk e ngarkojnë organizmin me kalori të tepërta.

Por çfarë duhet të përmbajnë një mëngjes i shëndetshëm?

Duke filluar nga veza dhe produktet e qumështit, dhe duke vazhduar me drithëra të plota – të papërpunuara, mëngjesi siguron stabilitetin e nevojshëm, qoftë në punë apo në shtëpi.

Studiuesit e kritikojnë gjestin që shumë prej nesh e bëjmë: pirjen e kafesë para konsumimit të vaktit. Në fakt, sipas tyre duhet të jetë e kundërta.

Meqenëse kafeja përmban elementë që ndihmojnë në zbërthimin e ushqimit, ajo nuk do të duhej të konsumohej në stomak të zbrazët, por në stomak plot. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts