Auto Dak
Auto Dak

Nëna përbindësh: Për ndihmë sociale, ajo detyroi fëmijët të hiqeshin si të sëmurë

Ajo bëri sikur fëmijët e saj ishin të sëmurë rëndë, në mënyrë që të merrnin kujdes dhe përfitime sociale, dhe kështu mblodhi abuzivisht 140,000 euro!

Gjyqi i Maike B. i rrethit gjerman të Ostholstein filloi të hënën përpara një gjykate rajonale në Lübeck, me 49-vjeçaren të akuzuar për trajtim çnjerëzor të katër fëmijëve të saj.

Nëna e tre djemve (17, 15, 10 vjeç) dhe e dy vajzave (18, 27 vjeç) midis viteve 2010 dhe 2016,  falsifikoi ekzaminimet mjekësore dhe u përshkruante mjekëve simptoma false për sëmundjen e pretenduar të fëmijëve. Prandaj, fëmijët e saj duhej t’i nënshtroheshin një trajtimi të panevojshëm mjekësor, tha prokurori.

Sipas akuzës, fëmijët duhej rrinin në karrocë për disa orë në ditë. Dhe si pasojë, djemtë patën një zhvillimit jo të duhur fizik dhe mendor, tha prokurori.

Në rastin e një prej vajzave, Jennifer, 18 vjeç, sëmundja e pretenduar e kockave e çoi në atë në largimin nga klasa e edukimit fizik e më vonë dhe ndryshimii i shkollës.

Fëmijët thonë se nëna i kërcënoi ata me paraplegji nëse nuk uleshin në karrocë për pjesën më të madhe të ditës.

Kështu, Maike B. mashtroi sistemin gjerman të kujdesit shëndetësor duke shvatur rreth 140,000 €, dhe pjesa qendrore e aktakuzës lidhet me abuzimin fizik dhe psikologjik të fëmijëve.

“Çdo herë që vlerësuesit dhe mjekët vinin në shtëpinë tonë, ajo i vendoste fëmijët në karrige me rrota dhe i detyronte ata të bënin si të sëmurë”, tha vajza më e rritur Jessica R., 27 vjeçe, e cila ishte kursyer nga abuizmet dhe u paraqit në gjykatë si dëshmitare.

Vendimi final gjyqësor për Maike B., pritet të jipet në tetor. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts