Negociatat, Thaçi i hatërmbetur me Brukselin: ku i keni vizat për Kosovën?

Presidenti Thaçi nuk e la përjetuar 100 përqind pozitivisht hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Një mesazh përshëndetës i tij ka qenë më një gjuhë paksa të hidhur, kur ka qenë fjala për qasjen ndaj Brukselit, pasi Kosova, në gjykimin e Thaçit, është lënë mënjanë, sidomos kur është fjala për liberalizimin e vizave.

“E përshëndes faktin që ky raport ka reflektuar pozitivisht rreth procesit të përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave. Prandaj, e konsideroj çështje urgjente që ky proces të mbyllet sa më shpejt nga ana e BE-së, sepse qytetarët e Kosovës janë lodhur nga raportet e shumta. Tani është momenti për diçka konkrete. Liberalizimi i vizave duhet të ndodhë pa humbur kohë”, shkruan Thaçi. /tesheshi.com/

 

Related posts